Intervista – Albana Vokshi: Sensibilizimi kundër kancerit të gjirit - 22 Tetor 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2014, 00:35
Nga 1 tetori ka filluar muaji sensibilizues i parandalimit të kancerit të gjirit. Albana Vokshi, deputetja e PD-së dhe kryetarja e e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, i ka bërë thirrje qeverisë që të krijojë të gjitha mundësitë që çdo vajzë dhe nënë në Shqipëri të ketë mundësi të kontrollohet dhe të parandalojë këtë sëmundje. E ftuar në RTV “Ora News”, gjatë intervistës zhvilluar me gazetaren Jonida Shehu, Vokshi është shprehur se në këtë fushatë janë lënë mënjanë ndasitë politikë, pavarësisht bojkotit në Parlament. Deputetja e PD-së ka theksuar problemin që mbetet nga mungesa e një Regjistri Kombëtar për sëmundjet, duke shtuar se qeveria nuk e ka mbajtur premtimin dhe asnjë mamografi falas nuk është bërë në asnjërin prej qyteteve.