"Tonight Ilva Tare": Pas dronit në stadium,kush e fitoi betejën mediatike?
Tiranë – Në emisionin “Tonight Ilva Tare” të së mërkurës, gazetarja Ilva Tare shtroi në debat pyetjet:Kush e fitoi betejën e PR dhe furnizmit të medias me informacion dhe strategji pas ndeshjes, Shqipëria apo Serbia?Cili nga vendet tregoi më shumë aftësi të bindte ndërkombetarët dhe autoritetet e UEFA-s për çfarë ndodhi në fushën e Partizanit në Beograd?Të ftuar në debat ishin: Gilman Bakalli, pedagog; Iris Luarasi, pedagoge në Departamentin e Gazetarisë; Belina Budini, Shefe e Departamentit të Komunikimit në UET dhe Ardit Bido, gazetar, studiues.Gjatë diskutimeve, deklarata e Zëdhënëses së Catherine Ashton, Maja Kocijancic, lidhur me sjelljen e policisë serbe gjatë ndeshjes, ka sjellë një përplasje më të fortë mendimesh ndërmjet pedagoges Luarasi dhe studiuesit Bido.Pjesë nga debatiArdit Bido: "Të mos i kthesh përgjigje një zëdhënëseje, një burokrateje të nivelit të shtatë dhe ta dëgjosh një përgjigje ndaj saj nga Erisa Zyka, kolegia jonë, ndërkohë që duhet të ishte një reagim i menjëhërshëm shtetëror, për të mos lënë dhe një imazh tjetër negativ, sikurse u la edhe nga ajo deklaratë... Të mos dëgjosh asnjë deklaratë kundërshtimi ndaj një individi apolitik, siç është Mishel Platini…"Iris Luarasi: "Po ne në fakt e kemi një deklaratë. Nëse ti nuk e quan zyrtare, atëherë unë nuk di çfarë të them, por një nga gazetat më të mëdha, "Frankfurter Allgemeine Zeitung" ka botuar një intervistë të Kryeministrit, i cili e etiketon “deklaratë famëkeqe”, deklaratën e zëdhënës së Catherine Ashton.Ardit Bido: "Është e djeshmja, është individuale, nuk është zyrtare, nuk është një njoftim, një qëndrim zyrtar".Iris Luarasi: "O Ardit, po nuk mund të jetë individuale, se është thënë aty Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, nuk është thënë Edi Rama, piktor. Individuale është pot ë intervistohet Rama si piktor, jo si Kryeministër i Shqipërisë. pra, nuk mund të themi se s’kemi asnjë, por mund të themi se ose veprojmë ngadalë, ose veprojmë me maturi - ia vëmë emrin si të duash - po deklarata kemi."Oranews.tv