Hiqet pema e Krishtlindjeve mes dy Koreve, Veriu kërcënoi se do ta rrëzonte
Ministria e mbrojtjes së Koresë së Jugut bëri të ditur se kishte çmontuar para pak ditësh një pemë artificiale krishtlindjesh gjysmë të shkatërruar që qëndronte në kufirin me Korenë e Veriut, e cila për arsye sigurie duhet të hiqej nga kodra Aegibong."E kemi hequr kullën sepse ishim të shqetësuar për sigurinë e njerëzve. Rreth 300-400 vetë në ditë dhe 120 mijë në vit vizitojnë këtë vend.Kulla ka 43 vjet që qendron aty dhe ishte degraduar keq", deklaroi një zëdhënës i Ministrisë koreano-jugore.Pema e çeliktë, e lartë 30 metra dhe e dekoruar me 100 mijë poça, ndizej çdo vit me afrimin e sezonit festiv, që prej vitit 1971. Por kjo traditë u ndërpre në vitin 2004, pasi Korea e Veriut e quajti si propagandë të Jugut.Dhe kur në vitin 2010 zyrtarët koreano-veriorë rifilluan ta ndiznin, Pjongiangu kërcënoi se do ta rrëzonte."Shqetësohem sa herë që vjen dhjetori, kështu që më vjen mirë që pema u hoq", thotë një banor i zonës.Pema ishte një prej pikave më tërheqëse turistike në Korenë e Jugut, që vizitohej nga shumë të krishterë dhe disidentë nga Korea e Veriut.Heqja e saj ka ndodhur në datat 15-16 tetor në të njëjtën kohë që dy zyrtarë të lartë ushtarakë nga dy Koretë u takuan për herë të parë pas shtatë vitesh, për të ulur tensionet.