Vendi goditet nga një ciklon reshjesh e stuhish, epiqendra Shkodër-Lezhë

Temperatura të ulëta, reshje bore në veri dhe stuhi shiu në qëndër dhe jug. Kjo është panorama e kushteve atmosferike që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit tonë përgjatë ditës së sotme.Ndërkohë Ministria e Bujqësisë përmes një njoftimi për mediat, thekson se kemi të bëjmë me gjëndje alerti në zonat e Ultësirës perëndimore, veçanerisht në qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës.Sipas Ministrisë këto zona po goditen nga një ciklon me shira dhe stuhi, ndërkaq u ka bërë thirrje fermerëve të përgatiten per te mbrojtur pronat dhe pasurite.Ministria thotë se një shtab i posaçem emergjencash eshte ne terren, ndërsa bordet e kullimit janë ne gatishmeri per perballimin e situates.Kukës, ulen temperaturat, nisin reshjet e dëborësPas më shumë se 24 orësh reshje shiu, në të gjithë Qarkun e Kukësit temperaturat maksimale dhe ato minimale kanë pësuar rënje të theksuar, duke sjellë edhe reshje të dobëta dëbore në lartësitë 2 mijë metër mbi nivelin e detit.Kështu, sot në mëngjes në zonat e Kalisit, Grykë- Cajës, Shishtavecit, Lekbibajve, Margegajve etj dëbora ka arritur në 5 centimetra, ndërkohë që edhe në këto moment është duke rënë.Siç thonë edhe banorët, reshjet nuk kanë intensitet të lartë, por temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile nuk janë shënuar probleme në qarkullimin e automjeteve në akset rrugore, ndërkohë që mjegulla ka një shtrirje të madhe.Në Tropojë në lartësitë mbi 600 metra janë vërejtur reshjet e para të borës, të cilat vijojnë të bien.Ndërkaq në fshatrat Tërnovë e Madhe dhe Tërnovë e Vogël e Bulqizës, trashësia e borës shkon deri në 8 cm, por nuk ka probleme me qarkullimin.(Në foto: Reshjet e dëborës në Kukës)