Thirrjet antishqiptare, nga Beogradi në Shkup
Thirrjet antishqiptare nga Beogradi janë transferuar në Shkup nga ana e tifozëve “Komiti” të klubit futbollistik të Vardarit.Tifozët maqedonas ende pa filluar mirë ndeshja e kthimit e 1/8-së së finale së Kupës së Maqedonisë në futboll, ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, në stadiumin “Filipi i dytë” kanë nisur brohoritjet antishqiptare si: “Shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur”, “Le ta dinë shqiptarët e mjerë se emri i maqedonasit asnjëherë nuk do të humbet”, e thirrje të tjera.Këto thirrje ishin në kore edhe pse para ndeshjes u shpalos në stadium transparenti “Stop nacionalizmit në terrenet e futbolit”. Vardari është në avantazh me rezultatin 3-0. Në stadium ishin rreth 300 tifozë kryesisht të Vardarit, edhe pse ndeshja ishte planifikuar pa tifozë.Marrë nga Ina