Sula: Shumë shpejt edhe kësti i tretë për ish-të përndjekurit
Zvëndësministrja e Mirëqenies Socale dhe Rinisë, Gentjana Sula i bëri thirrje të gjithë ish-të përndjekurve që duan të marrin këstin e tretë, duhet të dërgojnë pranë institucioneve përkatëse dokumentacionin e nevojshëm.Në një intervistë për Ora News, Sula tha se është një lajm i mirë që me vendimin e javës së kaluar të Këshillit të Ministrave, i hapet rruga pagesës së këstit të tretë.“Duhet patjetër të sjellin çertifikatën familjare dhe numrin e llogarisë dhe janë gati për të marrë qoftë këstin e dytë, qoftë të tretin. Këto dy dokumenta duhet të cohen te Departamenti i Dëmshpërblimit, pranë ministrisë së Financave. Lajmi i mirë është se vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë javën e kaluar i hap rrugën edhe fillimit të dëmshpërblimit të këstit të tretë dhe të gjithë ata që janë gjallë e kanë të lehtë të bëjnë dokumentacionin. Me këstin e dytë janë rreth 270 persona, 40 morën sot, rreth gjysma e tyre kanë sjellë dokumentacionin. Qoftë ata që kanë marrë këstin e parë, qoftë ata që kanë marrë të dytin, të sjellin dokumentacionin për të marrë edhe këstin e tretë.”Për ata që nuk kanë marrë asnjë këst, zv/ministrja tha se ato janë raste specifike dhe që kanë probleme me dokumentacionin. Sipas saj, ministria e Financave, ajo e Drejtësisë dhe e Mirëqenies bashkëpunojnë ngushtë për të parë situatën dhe se ku qëndron ngërçi për kategoritë që duhen dëmshpërblyer.“Është një proçës që duhet të jetë i dokumentuar, sepse ligji është taksativ, kërkon paraqitjen e dokumentave specifikë. Gjithësesi në zyrën e Ministrisë së Drejtësisë është departamenti përkatës. Në punojmë bashkë, çdo të martë mblidhemi tre ministritë, e Financës, e Drejtësisë dhe ne dhe shikojmë rast pas rasti ku janë ngërcet. Ata që kanë dorëzuar dokumentat para nëntorit 2009 dhe nuk kanë marrë përgjigje duhet me patjetër të plotësojnë dokumentacionin me qëllim që të përfitojnë nga fondi”, tha Sula.ex/oranews.tv/