Moody-s: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, në 2015 borxhi publik do arrijë 73%
Sfidat ekonomike të Shqipërisë lidhen me nivelin e lartë të borxhit publik. Në një raport të fundit Agjencia Financiare Moody-s e vlerëson ekonominë shqiptare si të qëndrueshme me B1 por thekson se borxhi publik gjatë 2015 pritet të arrijë nivelin 73% por duke pasur ende kërkesë për huamarrje.Agjencia Moody's thekson ndër të tjera se ndikim në ekonomi do ketë dhe maturimi i Eurobondit prej 300 mln eurosh në nëntor 2015. Moody's thekson se nëse nuk do të arrihet të stabilizohet defiçiti dhe borxhi kjo do të ndikojë në vlerësimin e ardhshëm për qëndrueshmërinë financiare.Në raport theksohen shumë të rëndësishme edhe reformat që do të zbatohen në sektorin energjitik pasi vlerësohen thelbësore në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në parandalimin e "grumbullimit" të borxheve.Sipas agjencisë Moody's rreziqe shtesë për ekonominë shqiptare mund të vijnë edhe nga rënia e nivelit të remitancave. Në raport vlerësohet se Shqipëria ka bërë për përparime në luftën kundër korrupsionit dhe në reformën në drejtësi por cilësohet se duhet ende kohë për përafrimin e standarteve me ato të BE-së. Moody's pret efekte të tjera pozitive me integrimin në Bashkimin Europian, që ka vërtetuar se është një faktor i rëndësishëm i flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte.