Projekt-ligji për minatorët: 55 vjeç në pension dhe shtesë në trajtimin e veçantë mujor

Tiranë - Duke filluar nga janari i 2015-s, çdo minator do të dalë në pension 55 vjeç. Pra, 5 vjet ulje të moshës së pensionit krahasuar me këtë periudhë. Ligji i ri kërkon që për të përfituar këtë pension të ketë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj si punonjës i nëntokës.Projektligji u dikutua në Komision e Veprimtarisë Prodhuese, ku ekspertë të ISSH-së dhanë detaje të skemës.Sipas ligjit, ka ndryshuar edhe trajtimi i veçantë për punonjësit e nentokës. Nga 9 000 lekë në muaj që marrin aktualisht, me ligjin e ri do të përfitojnë 15 000 lekë në muaj.Projektligji, i cili kaloi në parim, përcakton se personat të cilët do të punojnë në këto miniera, pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të paguajnë kontribute shtesë në masën 5 % të kontributit të pagës bruto. Ky kontribut do të paguhet 3% nga punëdhënësi dhe 2% nga punëmarrësi.Oranews.tv