Valbona, destinacioni i preferuar dimëror, brenda nëntorit sistemohet rruga

Tropojë -Të gjithë turistët, vendas apo të huaj, të apasionuar pas sportit dimëror këtë vit do mund të shkojnë në Luginën e Valbonës, shumë më lehtë dhe shumë më shpejt, pasi më 15 Nëntor pritet që të shtrohet shtresa e parë e asfaltit.Ndërkohë nëse kushtet meteorologjike do jenë të favorshme, shumë shpejt do mund të hidhet edhe shtresa e dytë, punë që do nisë nga qendra e Valbonës.Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici, vlerësoi se rikonstruksioni i gjithë gjatësisë së kësaj rruge do i japë frymëmarrje Parkut Kombëtar të Valbonës, sidomos gjatë dimrit kur trashësia e borës arrin mbi 1 metër.Aktualisht puna është përqëndruar në 11 kilometrat e papërfunduara të rrugës së Valbonës turistike.