Vëllezërit kampionë Keta ia dhurojnë Bulqizës, fitimin nga ndeshja e boksit
Tiranë – Vëllezërit kampionë, Ismail dhe Gjeta Keta, të gjitha të ardhurat nga ndeshja në Bulqizë do do t’ia dhurojnë komunitetit të e konkretisht, infrastrukturës së re sportive në këtë qytet.Këtë ata ia kanë bërë të ditur sot, Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, që i mirëpriti në Presidencë Ismail Ketën, tre herë kampion botëror në sportin e kikboksit dhe vëllanë e tij, Gjetan Keta, i cili u rishpall kampion i Evropës dhe Azisë në sportin e boksit, në Federatën WBC.Presidenti Nishani tha në këtë takim se “jam shumë i kënaqur për arritjet tuaja dhe dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen për organizimin e ndeshjes sportive në qytetin e Bulqizës, në atë qytet që ka shumë vlera njerëzore dhe burime natyrore.Me organizimin e shkëlqyer të atij aktiviteti sportiv në Bulqizë keni arritur të rrisni vlerat e sportit tonë si dhe të kontribuoni në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, ndaj në emrin tim personal dhe të gjithë popullit shqiptar ju falënderoj me mirënjohje. Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë gjithmonë një derë e hapur për çdo sportist dhe do të mbështesë çdo personalitet dhe individ me kontribute pozitive që përcjellin mesazhe të tilla pozitive për fushën së cilës i përkasin dhe që forcojnë identitetin tonë kombëtar”, – u shpreh ndër të tjera Kreu i Shtetit.ar.sh/Oranews.tv