Fier, ambasadori austriak: Mos flini gjumë, rrugë e gjatë për në BE
Fier - Austria loboi për marrjen e statusit kandidat për në BE për Shqipërinë por puna e vërtetë e saj fillon tani. Nga Fieri, ambasadori austriak Thomas Schnoell tha se të dy vendet kanë se çfarë të marrin e të japin nga njëri - tjetri dhe se investimet në Shqipëri janë të rëndësishme."Per mua është një respekt i jashtëzakonshëm dhe një kënaqësi e madhe që sot të ndodhem këtu në Fier, të festoj Festën Kombëtare të Austrisë, - tha Schnoell. - Më e rëndësishme është të vijmë këtu në Fier, 3 ditë para Festës Kombëtare, në një qytet që s’është Tirana, po një vend jashtë saj. Dhe kjo është më kryesorja e një ambasadori, që të mos koncentrohet vetëm në kryeqytet, po ta shtrijë politikën edhe jashtë tij.Fate Velaj foli për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy popujve. Unë kam kënaqësinë e madhe të them se përsa i përket marrjes së statusit kandidat, shteti im Austria ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për lobimin në gjithë vendet e BE-së. Jam i lumtur të them se ia arritëm qëllimit tonë.Shqipëria e mori statusin kandidat, po kjo nuk do të thotë që me kaq u mbyll dhe duhet të flemë gjumë. Puna më e madhe fillon tani e tutje. Shqipëria duhet të jetë e sigurtë se në çdo hap të saj për zhvillim dhe perspektivën europiane do ta ketë mbështetjen. Duhet të mbështetet te Austria, por reformat dhe të gjitha zhvillimet janë për t’u zhvilluar këtu.Me lejoni të them disa fjalë për defimicionin e ambasadorit. Qëllimi i parë është politik dhe detyra jonë është t’i koordinojmë dy shtetet tona. Siç e thashë, hapi i parë ka qënë që diplomacia të marrë statusin kandidat, por gjithashtu është dhe në intensifikimin e marrëdhënieve politike dhe shkëmbimin e personaliteve dhe vizitave të ndërsjellta midis dy vendeve.Një pikë tjetër e referimit, - përfundoi ambasadori austriak, - janë marrëdhëniet kulturore, sepse ne kemi se çfarë marrim dhe çfarë japim midis dy vendeve."Austria eshte investitori nr. 3 në Shqipëri përsa i përket bankave dhe sistemit i sigurive është nr 1. Ambasadori Schnoell ishte në Fier në Ditën Kombëtare të Austrisë, për të ngritur flamurin, një traditë e hershme tashmë për sheshin "Europa Plazza".ar.sh/Oranews.tv