Të shtëna me armë zjarri në parlamentin e Kanadasë (FOTO-VIDEO)

Një person i armatosur ka qëlluar një ushtar kanadez në Otava dhe pastaj ka marrë drejtimin drejt ndërtesës së parlamentit. Një dëshmitar okular ka raportuar për Reuters se janë dëgjuar më pas edhe 30 të shtëna të tjera, brenda dhe jashtë parlamentit.Parlamenti është mbyllur dhe kryeminstri Stephen Harper ëshët larguar i sigurtë nga ndërtesa, teksa policia ka bllokuar zonën. Mediat kanadeze japin pamjet e një personi të plagosur, e cili po dërgohet me barelë në spital.Personi i armatosur qëlloi mbi ushtarët që ruajnë memorialin kryesor të luftës dhe pastaj vrapoi në parlament. Incidenti erdhi disa orë pasi Kanadaja ngriti nivelin e kërcënimit terrorist nga të ulët në të mesëm.Një zyrtar i qeverisë më herët dekalroi se niveli I ngritur I kërcënimit ka ardhur pas rritjes së kërcënimeve në internet nga grupet radikale, duke përfshirë Shtetin Islamik dhe al-Kaedën.Të martën një mysliman i konvertuar u vra nga policia në Kanada pasi goditi qëllimisht dy ushtarë me makinën e tij, ku për pasojë njëri prej tyre humbi jetën dhe tjetri mbeti I plagosur rëndë.Ndërkohë më herët gjatë këtij muaji Kanadaja njoftoi se ka në plan ti bashkohet fushatës ndërkombëtare kundër shtetit islamik, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për momentin sulmet ajrore të tyre janë përqendruar në Kobani.