Policia - Ristanit: Akuzat nga një ish-i dënuar për mashtrim, pak të besueshme

Tiranë – Policia e Shtetit i sheh me mjaft dyshim, akuzat e ardhura nga deputeti demokrat Arben Ristani, për faktin se ai ka qënë i dënuar me burg për mashtrim.Policia ka reaguar kështu ndaj akuzave që ka hedhur sot Ristani nga selia blu në drejtim të Policisë, e cila sipas tij, “gjatë një operacioni në zonën e Vilunit në Shkodër, arriti të ndalonte disa persona, por kreun e organizatës, i cili u mor në mbrojtje nga një deputet i mazhorancës në këtë qytet.”Përkundër këtyre akuzave, Policia e Shtetit ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se “Policia e Shtetit ka treguar e do vazhdojë të tregojë se nuk ka më të paprekshëm dhe as të privilegjuar. Nuk ka më të fortë që mund t’i bëjnë bisht ligjit, as me pushtet dhe as me para, as me mandat deputeti, qoftë djathtas e qoftë majtas dhe as me imunitet familjar të cilitdo lloji e kategorie.Askush qe shkel ligjin, nuk gëzon dot trajtim të ndryshëm nga çdo shkelës ligji.Nga ana tjeter, Policia e Shtetit nuk është redaksi gazete dhe as tribunë partie që të japë lajme për operacione në zhvilim dhe hetime që janë ende në vazhdim.Sigurisht që kur në emër të opozitës, akuzon për krime të imagjinuara apo të prezumuara deputetët e shumicës, një deputet që ka bërë burg për mashtrim, kjo e ul shumë besueshmërinë e akuzave.Por sidoqoftë, ne si shumicë kemi treguar se çdo emër e verifikojmë dhe marrim vendimin e duhur, në mbrojtje të të akuzuarit kot ose në ndjekje të të akuzuarit plot, - përfundon deklarata.