Incidenti në Beograd, Amb. Dervishi: S’mund të mbetemi peng i të kaluarës

Disa ditë pas ngjarjeve në Beograd dhe sulmeve nacionaliste në Derviçan ka reaguar Ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, i cili në deklaratën e tij nuk ka lenë pa përmendur edhe mënyrën se si është transmetuar kjo ngjarje në shtypin grek.Ambasadori Dervishi në deklaratën e tij referuar incidentit flet për "nacionalizmin e rrezikshëm të Shqipërisë së Madhe", duke theksuar se "nuk duhet të ngelemi pengje të së kaluarës dhe të bëhemi viktima të ngjarjeve sporadike"."Kam ndjekur me interes të madh ngjarjen dhe e quaj absolutisht të arsyeshëm interesin e opinionit publik grek, si një vend fqinj i rajonit tonë.Dua të shpreh edhe një herë keqardhjen e thellë, jo vetëm timen por edhe të qeverisë shqiptare, si dhe të gjithë opinionit publik të vendit tim, për këtë ngjarje të shëmtuar".Sipas Dervishtit, kjo ndeshje futbolli, në vend që të manifestonte mesazhet e paqes dhe solidaritetit, u shndërrua në një arenë lufte, plot me sulme, fyerje dhe komente mjaft fyese, të cilat kaluan nga bari i fushës së gjelbër në zyrat më të larta të politikës.“Për fat të keq në një pjesë të mediave greke, opinionistët grek në komentet e tyre, duke harruar apo pa ju referuar fare asaj që ndodhi në Beograd, nxituan të mbushnin faqet me rrezikun e destabilizimit të Ballkanit nga nacionalizmi i rrezikshëm i Shqipërisë së Madhe.E gjithë kjo, për shkak se një flamur-hartë fluturoi mbi stadium (askush nuk e di ende nga kush), ku në mesin e 50 shqiptarëve të pranishëm, dëgjoheshin britmat e 30.000 tifozëve serbë, të cilët fërshëllenin himnin kombëtar të Shqipërisë, mbanin lart flamujt e tyre, duke djegur flamujt e NATO-s dhe Shqipërisë”.Ambasadori shqiptar në Greqi, thekson se nese kanale të ndryshme televizive nuk do transmetonin britmat histerike në kor të tifozëve serbë "Vdekje shqiptarëve", grekët do ta kishin vështirë të zbulonin të vërtetën se çfarë ndodhi saktësisht në Beograd.“Dhe në qoftë se nuk do të kishte plane të kanaleve të ndryshme televizive, me britmat histerike të të gjithëve sëbashku: "Vdekje shqiptarëve", me huliganët që zbrisnin në fushë dhe dhunonin futbollistët shqiptarë, do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për grekët që të zbulonin të vërtetën se çfarë ka ndodhur saktësisht në Beograd.Me këtë rast unë dëshiroj të shpreh vlerësimin dhe respektin tim për autoritetet greke, me referencë të veçantë për qëndrimin shumë të matur dhe të kujdesshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Presidentit të vendit, për trajtimin konstruktiv të ngjarjes, duke reflektuar realitetin ku e ardhmja e rajonit tonë nuk i takon të së kaluarës, por perspektivës evropiane, me të gjitha parametrat e saj.Ky incident i shëmtuar në Beograd solli në dritë, edhe pse pothuajse pa qëllim, qëndrimin dhe vendosjen e palëve. Në të njëjtën kohë, tregoi edhe rrezikun me të cilin përballet rajoni, nëse nuk veprojmë, në qoftë se ne vazhdojmë të mbetemi peng i së kaluarës dhe të bëhemi viktima të ngjarjeve të rastit”.Për Ambasadorin Dervishi,vendosmëria e Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit, Edi Rama për të kryer vizitën e planifikuar në Beograd, është shprehje e vullnetit për ndryshim në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve. Ai siguron se nga kjo vizitë, do të përfitojnë të gjitha vendet e rajonit tonë dhe Bashkimit Europian.