Imami Armand Ali: I njoh agjentët e SHISH-it, bëjnë sikur falen në xhami

Tiranë - Xhamia e Unazës së Re në Tiranë dyshohet se është riaktivizuar përsëri si vend ku predikohet xhihadizmi dhe frekuentohet nga elementë radikal. Imami Armand Ali, në hetimet e Shërbimit Informativ, evidentohet si person,që ka luftuar në Siri.Ali ka hedhur poshtë akuzat,duke argumetuar se jashtë vendit ka qënë vetëm në Arabinë Saudite, për studime. Imami shprehet se është i vetëdijshëm se vëzhgohen nga agjentët e SHISH-it dhe e dinë kush janë ata, pasi bëjnë sikur falën në xhaminë që ai drejton.Ali flet dhe për marrëdhënien me Komunitetin Mysliman, ku sqaron se zyrtarisht nga ky institucion,nuk ka patur iniciativa për të marrë në administrim objektin e kultit.Për ish-imamin e kësaj xhamie, Genci Ballën, i cili ndodhet në burg sëbashku me 12 persona të tjerë, Armand Ali thotë se ata qëndrojnë në burg, pa një akuzë të komunikuar.[caption id="attachment_406591" align="alignright" width="640"]xhamiaa Në foto: Imami Armand Ali[/caption]  Oranews.tv