PD: Rama, mos e rrit në asnjë mënyrë, çmimin e energjisë elektrike

Tiranë – Partia Demokratike i ka kërkuar sot Qeverisë, të mos rrisë në asnjë mënyrë, çmimin e energjisë elektrike dhe të eleminojë përfundimisht përdorimin e faturave afrofe.Nisur nga deklarata e Kryeministrit Rama sot se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, Ish-Zv.Ministri i Energjitikës Enno Bozdo tha Rama pohoi pikërisht të kundërtën, rritjen e çmimit.“Kryeministri i dha sot një lajm tronditës shqiptarëve: Konfirmoi se fasha mbrojtëse e çmimit të energjisë do të hiqet, - tha Bozdo në një konferencë për shtyp. - Dhe pas këtij lajmi, paturpërisht mashtroi sërish, duke thënë se nuk do të ketë rritje cmimi të energjisë elekrike. Kjo është një gënjeshtër me “këmbë të gjata”, që vetëm Edi Rama mund ta bëjë.Çdokush e di se heqja e fashës mbrojtëse do të detyrojë të gjithë shqiptaret të paguajnë më shumë. Të gjithë pas asnjë përjashtim, përveç atyre që e vjedhin energjine dhe që do të vazhdojnë ta vjedhin, sepse qeveria është e paaftë t’i kontrollojë,” - theksoi ai.ar.sh/Oranews.tv