Komedia “Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë” në skenën e Teatrit Kombëtar

"Vanja, Sonja, Masha e të tjerë" është komedia bashkëkohore e cila këtë fundjavë nis të shfaqet në Teatrin Kombëtar.Situatat sjellin një komedi ku ndërthuren katër veprat e dramaturgut rus Cehovi dhe vjen në skenën shqiptare me regji të Driada Dervishi për të cilën vepra është një përzgjedhje shumë e mirë për vënien në skenë të veprave edhe më të mëdha.Komedia "Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë"  ndërthur lirizmin dhe ndjeshmërinë e autorit dhe ka në përbërje të saj gjashtë aktorë tre prej të cilëve profesionistë.Komedia e cila është një inisiativë private do të vihet në skenë në datat 24-25-26 Tetor në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.