Libri “Historia e Polonisë”, Pinari: Guidë e mirë për historianët
Historia e një populli e pasqyruar në një libër."Historia e Polonisë" e autorëve Lukowski dhe Zawadzki. Libri ka një ngjashmëri edhe me realitetin shqiptar dhe për historianin Andi Pinari ai është edhe një guidë e mirë për të gjithë historianët e tjerë.“Në këtë tekst do të gjejmë edhe kombin shqiptar në kuptimin e të përbashkëtave”, tha Pinari.I pranishëm në ceremoninë e promovimit të librit nga shtëpia botuese "Dituria" ishte edhe ambasadori i Polonisë në Shqipëri Marek Jeziorski për të cilin libri "Historia e Polonisë" është mjaft i rëndësishëm në mënyrë të vecantë për brein e ri i cili nuk e ka përjetuar periudhën e diktaturës.“Libri do t’i shërbejë shumë mire lexuesve, historianëve dhe studentëve, por do të shërbejë edhe si urë lidhëse mes dy vendeve”Në ceremoninë e promovimit të librit ishin të pranishëm personalitete të botës së artit dhe kulturës.