Tjetër betejë për “Nënë Terezën”, Qeveria e kthen në pedonale, bashkia ide tjetër

Tiranë - Një urdhër i tre ministrive, Ministrisë së Kulturës, asaj të Transporteve dhe Punëve të Brendshme, thotë që duke filluar nga kjo e mërkurë të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i automjeteve nga ura e Lanës në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”, por situata nuk ka ndryshuar".Në këtë të mërkurë me shi, automjetet vijojnë të jenë të parkuar përgjatë bulevardit, efektivët e polisë qëndrojnë aty duke gjobitur për parkim të gabuar, ndërsa vendimi i ministrive ende nuk është i njohur për uniformat blu dhe për drejtuesit e automjeteve.Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet, sipas udhrit, në pedonale, ku nga ora 19.00 deri në orën 24.00 nuk do të ketë lëvizje të automjeteve dhe parkim përgjatë sheshit. Ministria i hapi rrugën projektit të pedonales dhe tha se Bashkia e Tiranës ka marrë urdhrin përkatës për të vendosur sinjalistikën.Projekti që ka paraqitur Bashkia e Tiranës, u bë publik në muajin shtator të këtij viti, pak ditë para ardhjes së atit të shenjtë. Sipas ligjit, bashkia është instucioni që ka të drejtë të kufizojë qarkullimin e automjeteve, pasi të jetë marrë mendimi i ministrive përkatëse. Po ashtu nuk i takon qeverisë, por bashkisë, të caktojë zonat ku do të lejohen parkimet e automjeteve dhe është këshilli bashkiak ai që vendos se cilat zonat kthehen ne pedonale për shkak të rëndësisë dhe cilat jo.E ndërsa sheshi do të shërbejë sërish si akuzë poltike, drejtuesi e mjeteve duhet të dinë se devijimi i rrugës do të bëhet nga Presidenca drejt Kryeministrisë, duke shmangur sheshin "Nënë Tereza".Oranews.tv