PD e Korçës: Pas mbylljes së fakulteteve, tani edhe rritje takse për studentët

Korçë – Dega e Partisë Demokratike në Korçë, pak ditë pasi nisi viti i ri akademik në universitete, ka denoncuar rritjen e taksës së studentëve për nivelin Bachelor.Sipas PD-së, ky është një vit i mbrapshtë akademik për Korçën, pasi përveç pezullimit të 2 programeve në Fakultetin e Bujqësisë apo mbylljen e degës së gjuhës frënge, tani familjet korçare do të kenë në kurriz edhe rritjen e taksës së regjistrimit, ç’ka do të thotë më tepër shpenzime për ta.Sipas znj.Sorina Koti nga selia e PD-së, ky vit do të mbahet mend si viti me më pak mundësi arsimimi për të rinjtë dhe jo viti i “tabletave” që premton qeveria socialiste.Deklarata e PD-së mbyllet me një krahasim të arsimit me Gjermaninë, e cila i ka bërë zero, taksat universitare për të mos i mohuar asnjë të riu, të drejtën e studimit në vendin e vet."Nëse nuk iu hapim dyert të rinjve dyert barabar për arsim, -tha Koti, -  nuk mund t’iu premtojmë atyre hapjen e dyerve për në Bashkimin Europian."Oranews.tv