Elbasan, ujësjellësi aksion ndaj debitorëve, 450 milionë lekë borxhi që i kanë familjarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2014, 14:53
Elbasan - Ka shkuar në 450 milion leke të reja debia që klientët konsumatorë të qytetit të Elbasanit që i kanë Ndërrmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve.Lajmin e bëjnë të ditur drejtuesit e këtij institucioni të cilët kanë ndërrmarë edhe një aksion për ndërprerjen e ujit të pijshëm të gjithë debitorëve, kryesisht familjarë.Përgjegjësi i Shërbimeve pranë ndërrmarjes së Kanalizimeve, Elsid Zyma, thotë se aksioni do të vijojë çdo ditë, duke u hequr ujin debitorëve.Pjesë e klientëve debitorëve janë edhe shumë insitutucione shtetërore në Elbasan, ku pjesa më e madhe nuk kanë shlyer detyrimet për shkak të neglizhencës.Në një aksion të dytë pune do përqëndrohet pikërisht në këto institucione.