UEFA, Duka:Besoj se do dënojë dhunën, Rama të shkojë në Beograd
Kombëtarja shqiptare është në ethet e pritjes së vendimit të UEFA-s, jo vetëm për trepikëshin me Serbinë por dhe dënimet që do të merren ndaj skuadrave respektive.Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i bindur se do të tolerohet dhuna e ushtruar në stadiumin “Partizani”. Sipas tij fajtori ulërit më shumë, por realiteti mbetet aty dhe ai nuk beson se ka njeri vullnet të tolerojë dhunën në futboll.Në emisionin “Jamais Vu” me Mustafa Nanon ai risolli të gjithë episodin e ngjarjeve të asaj dite. Ajo që Duka veçon, është fakti se serbët nuk kanë fobi shqiptarët, por simbolet kombëtare të tyre.“Mua më habit një gjë. Unë nuk kam dalë nga hoteli në Beograd, jo se kam frikë, por kur kam ndeshje rri me ekipin. Por delegacioni i vogël që kishim ne doli në Beograd dhe nuk është se lexuan ndonjë urrejtje në rrugët dhe lokale e Beogradit.Ndërsa në stadium ishte një gjë tjetër, një eksplozion si i inskenuar. Shqiptarët shkojnë në Beograd për gjëra të ndryshme qoftë dhe për qejf nuk transmetojnë ndonjë gjë. Kur shkohet për futboll me simbolet kombëtare nuk e di pse ata nuk arrijnë ta pranojnë”.Megjithatë Armando Duka është i bindur se koha fashit dhe rregullon shumë gjëra. E ndërsa ngjarjet në futboll trazuan dhe ujërat diplomatike dhe politike mes dy shteteve, Duka inkurajon Ramën të vizitojë Beogradin me 22 tetor.Eksperienca me e fortë në karrierën tënde?Besoj se është ngjarje e pazakontë në arenën ndërkombëtare të futbollit, ka bërë lajm në gjithë mediat e botës. Është gjë shumë e pazakontë, shumë e keqe, një ngjarje që nuk duhet të ndodhë. Na dëmton ne komunitetin e futbollit.Çfarë do kishte ndodhur nëse ndeshja e parë do të ishte në Tiranë?Unë nuk jam Profet dhe nuk mund të parashikoj. Ne kemi bërë ndeshje. Ndeshjet ndahen në të nxehta dhe normale, në varësi të garës, marrëdhënieve mes skuadrave. Ne kemi bërë ndeshje në Shqipëri dhe kurrë s’kemi pasur asnjë lloj incidenti. Incidenti më i madh që ka ndodhur në Shqipëri në kaq vite që jam unë, por edhe më parë, ka qenë ndezja e flakadanëve në shkallë të stadiumit.Do i merrnit përsipër tifozët serbë?Pse jo. Çdo tifoz duhet të jetë i lirë të lëvizë dhe të shohë skuadrën e tij. Kemi marrë përsipër, kemi luajtur me ndeshje të nxehta të përafërta dhe nuk na ka ndodhur asgjë.E mendoje se mund të ndodhte kjo?Që do ishte një ndeshje e nxehtë dhe me probleme kuptohej, për faktin sesi pala serbe nuk merrte përsipër sigurinë e tifozëve shqiptarë duke penguar hyrjen edhe të shqiptarëve të lirë, të paorganizuar në kufinj të ndryshëm të Serbisë. Duket që nuk do të ishte një gjë normale, por që do degjeneronte deri në këtë pikë, kurrë.Ti për çfarë do të qortoje djemtë tanë, palën tonë, autokritikë për veten?Nuk është se ne kemi bërë ndonjë gjë të organizuar për të arritur aty ku degradoi ndeshja. Ata që e kanë organizuar kanë vend për tu penduar dhe për të korrigjuar. Në kushte më të qeta mund të themi ai futbollisti aty pse duhet të hyjë, le të bëjnë çfarë të duan ata, po tani janë nerva loje që në fushën e futbollit i zgjidhin rregullat e futbollit. Asnjë nuk ka të drejtë të hyjë në fushën e lojës. Nëse futbollistët tanë, apo qoftë dhe serbë, kanë bërë shkelje disiplinore është arbitri ai që duhet ti ndëshkojë, i cili nuk ka ndëshkuar asnjë në të gjithë atë katrahurë. Realisht ai nuk ka bërë detyrën e tij. Dhe jo sepse nuk ka pasur vullnet ta bëjë, por ka pasur frikë ta bëjë. Dhe në këto kushte futi skuadrat brenda. Thashë, në kushte qetësie mund të thuash ok erdhi banderola, ai futbollisti që nuk duhej ta kapte e kapi, tani ky i joni mos të shkonte t’ia merrte, a ku ta di unë…Ti kur pe balonën në stadium me flamurin e Shqipërisë së Madhe, u kënaqe apo e pe me sy qortues?
Nuk e kam kuptuar, ndoshta kam qenë nga të fundit. Pashë që diçka po vinte, sepse ka në shumë stadiume helikopter për regjistrim nga sipër, ato që nuk kanë kamera me tela përdorin helikopter për regjistrim. Fillimisht mu duk si helikopter regjistrues, për herë të parë e pashë në Norvegji. Pastaj pashë që ishte një banderolë, pashë që ishte një flamur, nuk është se pata ndonjë vlerësim për momentin ishte mirë apo keq. Por çfarëdo simboli të ishte nuk kishin pse të irritoheshin, e para futbollistët nuk lejohej ta kapnin. Arbitri duhet të thirrë një stjuart për të hequr çdo lloj sendi që bie në fushë.Duhet të biem dakord që ishte një provokacion.., po njëjtësohem me një tifoz serbProvokacion në një stadium që kishin më shumë se 90 minuta me kore raciste dhe thirrje për genocide “Vritini shqiptarët sa të mos mbesë asnjë!” “ Kosova është Serbi”, me goditje me sende të forta, me një himn që nuk kuptohej asnjë notë. Unë e kam zakon këndoj himnin në çdo ndeshje, për vetë situatën që u krijua dëshiroja ta këndoja më shumë, por nuk munda dot se nuk dëgjova asnjë notë. Ato lloj fërshëllimash dhe ulërimash nuk i kam dëgjuar kurrë.Të quash një provokacion një banderolë që erdhi..Në planin politik, kam përshtypjen se edhe serbi më i fundit është bindur pas kësaj ngjarje që Kosova me Serbinë, nëqoftëse se ka pasur ndonjë iluzion,nuk ka më asnjë lidhje.Ne nuk shkuam atje të vendosim se Kosova e mori pavarësinë nga ne apo jo. Kosova e ka marrë pavarësinë sot e 15 vjet më parë, është vendosur kjo punë. Ne nuk shkuam për të bërë histori, por me lujt futboll. U pregatitëm maksimalisht bashkë me skuadrën për të qenë në maksimum të qetë, nuk iu përgjigjëm për asnjë çast asnjë provokimi. Provokimi ka filluar që kur jemi afruar në stadium, me goditjen e autobusit, me të shara, ofendime, goditje në fushë, futbollistët tanë nuk i janë përgjigjur me asnjë lloj xhesti. Nuk është e lehtë për asnjë njeri, për njerëzit më të ftotë që nuk pyesin shumë për flamur dhe himn, nuk është e lehtë që ti ti fishkëllesh nga fillimi deri në fund himnin dhe prapë ne nuk reaguam. Pranuam sepse kishim shkuar të luajmë futboll dhe donim të fitonim me futboll.Media ka qenë e barabartë para ndeshjes, por dhe pas..Nuk marr përsipër të them për të gjithë, unë marr përsipër institucionin e futbollit, ne jemi munduar maksimalisht, unë kam bërë intervista dhe për mediat serbe para ndeshjes, megjithëse kam pasur pyetje provokative çfarë do bësh nëse djegin flamurin. Pyetje që unë u jam përgjigjur ne do vimë të luajmë futboll dhe do luajmë futboll, këto që thoni ju janë absurde dhe nuk duhet të ndodhin. Ne kemi thënë që duhet të shkojmë me tifozë, kjo ndeshje futbolli duhet ti afrojë shqiptarët me serbët. Por pastaj kemi pranuar kërkesën e tyre nën edhe një këshillim të UEFA-s që ta pranojmë pa tifozë. Në darkën zyrtare që kam pasur me përfaqësues të Federatës Serbe, përfaqësues të UEFA-s u kam thënë që do bëj përpjekjet maksimale që kur të luajnë ata në Shqipëri të vinë me tifozë dhe kam bindjen se do të ishte më e mirë për të gjithë.Nga kjo që pe, nga kjo që ndodhi ke krijuar bindjen se midis serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të ketë paqe?Koha fashit dhe rregullon shumë gjëra. Bindje? Nuk di ta them, e lehtë nuk është, është shumë e vështirë. Mua më habit një gjë. Unë nuk kam dalë nga hoteli në Beograd, jo se kam frikë, por kur kam ndeshje rri me ekipin. Por delegacioni i vogël që kishim ne doli në Beograd dhe nuk është se lexuan ndonjë urrejtje në rrugët dhe lokale e Beogradit. Ndërsa në stadium ishte një gjë tjetër, një eksplozion si i inskenuar. Shqiptarët shkojnë në Beograd për gjëra të ndryshme qoftë dhe për qejf nuk transmetojnë ndonjë gjë. Kur shkohet për futboll me simbolet kombëtare nuk e di pse ata nuk arrijnë ta pranojnë.Çfarë të thotë kjo foto?
Xhaka, Shaqiri, Berhami. Janë tre futbollistë shumë të mirë me kualitet. Kanë zgjedhur të mos përfaqësojnë kombëtaren shqiptare, por një kombëtare tjetër. Unë e respektoj zgjedhjen e tyre. Realisht nuk do ta bëja kurrë një zgjedhje të tillë vetë edhe pse nuk jam ndonjë nacionalist i thekur. Por nëse do ta bëja do të isha shumë i sinqertë. Ka dhe raste të tjera që kanë bërë të njëjtën gjë. Të tre këta janë pothuajse të rritur në Zvicër dhe jo në Kosovë. Kemi raste të tjera që kanë lindur në Tiranë dhe janë rritur në Tiranë dhe luajnë për grekun. Por ama kanë qenë të sinqertë, e kanë pranuar atë që kanë bërë, nuk kanë luajtur me dy porta. Këta jo jam shqiptar, te këpuca flamurin shqiptar, këtej me fanellë zvicre, luan kundër Shqipërisë. Kjo më duket hipokrizi.Për këtë, në atë kohë i kam dënuar, por unë uroj që të harrohet dhe ata të kenë suksese në futboll. Në atë kohë ka pas dhe debat mediatik, nisi nga një deklaratë e Xhakës që nëse do ti shënojë Shqipërisë do festojë apo jo. Dhe unë i kam thënë Xhakës që duhet ti vijë turp që ti shënojë gjakut të gjyshërve të tij. Tani ka qenë dhe pak futboll, kemi qenë pak para ndeshjes dhe destabilizimi i tyre në fushë më interesonte shumë. Të tre janë futbollistë të mirë, por më i mirë është Berhami.Edhe përJanuzaj, ju, trajneri ynë, trazuat shpirtrat me atë që thatë.Unë mendoj që ne si institucion kemi gabuar, jo vetëm duke i ftuar por dhe duke i lutur shqiptarët që janë jashtë. Në kombëtare duhet të luajë ai që e ndjen, ai që nuk e ndjen le të mos luaj, këto gjërat me të lutur nuk shkojnë mirë.Presidenti i FIFA-s, Josef Blater, qëndrimi i tij..Mesazhi i tij ka qenë që asnjë simbol politik nuk justifikon dhunë. Është personazhi kryesor i botës së futbolit, e drejton prej 35 vitesh. Është njeri shumë energjik, shumë i zgjuar. Edhe menaxher, edhe diplomat, flet nja 15 gjuhë të huaja. Ky nuk ka asnjë lidhje me vendimin që do merret.U krijua ideja se Serbia do penalizohej rëndë, pastaj për shkak të lobingut ka arrit puna që mediat flasin për penalizimin e të dyjave, madje dhe vetëm Shqipërisë.Unë nuk besoj se asnjë do tolerojë dhunë në futboll sepse krijon precedent të rrezikshëm. Nuk kam parë ndonjëherë ndeshje të tillë. Dhuna besoj se do dënohet, pavarësisht se këto janë opinione, lobime mediatike. Në përgjithësi fajtori ulërit më shumë, por realiteti mbetet aty dhe nuk besoj se ka njeri vullnet të tolerojë dhunën në futboll. Nuk mund të paragjykoj vendimin, por nëse do dënohet Shqipëria duhet të dimë se çfarë kemi bërë. Dënimi këtë qëllim ka, të përmirësohesh dhe korrigjosh në të ardhmen. Shqipëria nuk ka pse të penalizohet, nuk ka pse, nuk kemi qenë organizatorë. Në ato informacione që kanë bërë zyrtarët e ndeshjes ne akuzohemi për banderolë të paligjshme. Nuk mund të vë gishtin se atë banderolë e ka vënë një serb, por nuk mund të them as e ka vënë një shqiptar, këtë mund ta ketë vënë dhe një danez që është në grup me ne. Është detyrë e policisë serbe të gjejë kush e ka vënë.Çfarë interesi kishim ne të prishnim lojën?Shqiptarët janë të kënaqur se për 42 min futboll luajtëm më mirë se asnjëherë tjetër.A duhet të shkojë Rama në Beograd?Në marrëdhëniet me qeverinë nuk kam qenë mirë, tani mos më prish dhe me këtë qeveri që është. Nuk mund ta them unë, por po të isha unë në vend të Ramës do të shkoja dhe do ja thoja të gjithë ato që mendoj në mes të Beogradit. Jo me tendencën për të ulur dikë, por për të vënë në dukje atë që mendoj unë dhe për ti riparuar.