Peru, zbulon miliona dollarë dhe euro fallco

Policia peruane deklaroi se ka arritur të konfiskojë kartmonedha dollarë dhe euro të fallcifikuara, që kapin vlerën e 6 milionë dollarëve, gjatë një operacioni në kryeqytetin Lima.Policia kombëtare e vendit paraqiti për mediat fletët me kartmonedha të prerjeve 100 dhe 50 dollarëshe, si dhe kartmonedha 100 euroshe të fallcifikuara.Shefi i sektorit të krimit ekonomik, Koloneli Valter Eskalante, tha se kartmonedhat e konfiskuara ishin vetëm një pjesë e vogël e sasisë së parave që dyshohet se printohen në vendin amerikano-jugor."Departamenti i hetimeve të krimeve ekonomike, që punon vazhdimisht për të luftuar fallcifikimin e parave, ka arritur të kapë dhe ndërpresë veprimtarinë e një organizate kriminale duke sekuestruar sasinë e parave në një godinë që shërbente për prodhimin dhe magazinimin e tyre. Fletët e printuara ishin gati për t'u prerë dhe për t'u hedhur në treg", - tha Eskalante.Duke mos saktësuar nëse këto para do të përdoreshin në Peru, apo ishin prodhuar për eksport në vendet ku përdoren dollari dhe euro. Policia gjithashtu raportoi se kishte sekuestruar bazën materiale për prodhimin e kartmonedhave.