Serbia s’njeh diplomat shqiptare, Kule: Kërkesa shpërfillet nga autoritetet
Tiranë- Serbia nuk njeh diplomat shqiptare të të rinjve nga Lugina e Preshevës, Bujanovci, e Medvegja.Kërkesat zyrtare të Rektoratit tonë janë shpërfillur, duke penalizuar rreth 200 studentë në këtë trevë që dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri, por nuk kanë asnjë mundësi tu punësuar duke treguar diplomën.Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, tha se do i drejtohet sërish me një kërkesë zyrare qeverisë serbe.Universiteti "Isa Boletini" në Mitorvicë tani ka një marrëveshje të firmosur me Universitetin e Tiranës për të shkëmbyer përvojat dhe njohuritë e stafit pedagogjik.Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Allush Musaj, tha se në këtë vit akademikë do të hapen 3 degë të reja, të njëjta me Universitetin e Tiranës.Të dy akademikët dhanë edhe qëndrimin e tyre për situatën e ndeshjes Serbi- Shqipëri.