Skandal në faqen e Presidencës greke, Himara pjesë e Vorioepirit
Skandal në faqen zyrtare të presidencës greke. Himara, për të cilën shteti Helen nuk e ka fshehur interesin e saj, konsiderohet si pjesë e Vorioepirit. Ky është njoftimi i Faqes Zyrtare të Republikës së Greqisë, për dekorimin e Ermioni Pringu, nga Presidenti Papulias.Ku shkruhet e bardha mbi të zezë, se vendbanimi i saj është quajtur “Himara e Vorioepirit”. Ky fakt ka vënë në lëvizje shtetin shqiptar, që nuk ka kursyer keqardhjen e thelë për atw çka konstatohet. Pakënaqësia i është shprehur ambasadorit grek në Tiranë, nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko.I cili ka kërkuar heqjen e mënjëhershme me këtë mënyrë përcaktimi nga Faqja e Presidencës sew Republikës së Greqisë. Ky term nuk është koncept politiko-administrativ në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që përdoret rëndomtë në qarqe antishqiptaretë, cilët në kuadër të pretendimeve territoriale identifikojnë me këtë term Shqipërinë e jugut, këmbëngul Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Ambasadoti grek u shpreh në këtë takim se do të njoftonte menjëherë autoritetet e presidencës greke, për të bërë korrigjimin përkatës.Në fakt takimin me Ministrin e Jashtëm e kërkoi vetë ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, pasi shtetit grek i mjaftuan vetëm disa gurë të hedhur ndaj mjeteve të shtetasve helen, për t’i nisur një notë proteste Tiranës Zyrtare. Qirko e dënoi këtë incident dhe i bëri të ditur ambasadorit Rokania për reagimin e shpëjtë dhe efikas të policisë së shtetit. E cila vuri para ligjit personat përgjegjës.Oranews.tv