VIDEOLAJM/ Shfaqet sërish droni me flamur, këtë herë në stadiumin e Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2014, 21:03
Droni me flamur është parë sërish, por këtë herë në një stadium shqiptar. Kryendeshja e javës së 8-të mes Flamurtarit dhe Skënderbeut e cila u mbyll në barazim 1-1 ka patur një moment të veçantë në fundin e pjesës së parë.
Një dron u pa të fluturonte mbi stadium duke mbajtur një flamur. Tifozët e kanë hedhur në fushën e lojës dhe për një moment u kujtua e gjithë skena e ndodhur në Beograd, çka shkaktoi edhe ndërprerjen e ndeshjes.
