Vuçiç: S'kam vendosur nëse do pres Ramën; Kryeministri: Shqipëria e Madhe, makth i Serbisë "jonormale"
"Nuk e kam vendosur ende nëse do ta lejoj Edi Ramën të jetë i ftuari ynë apo jo! Me këtë deklaratë kryeministri Vuçiç e rrit edhe më shumë tensionin mes Serbisë dhe Shqipërisë.Takimi mes dy Kryeministrave ishte planifikuar për javën e ardhshme dhe pas incidenteve të ndodhura gjatë takimit Serbi-Shqipëri, pala shqiptare ishte shprehur e gatshme për ta realizuar.Por ajo që u dallua qartë pas deklaratave gjaknxehta të dhëna nga zyrtarët e lartë serbë pas takimit, qendrimi i tyre nuk ka ndryshuar edhe disa ditë pas incidentit.E duket se nuk do të jetë aspak e lehtë për Ramën të kryejë takimin, pasi vendimin përfundimtar Vuçiç do ta marrë në fundjavë."Nuk kemi frikë nga bisedimet, por më duket se dikush nuk do të flasë, por vetëm të kërcënojë Serbinë dhe të shkaktojë paqendrueshmëri në rajon. Nuk kam vendosur ende nëse do ta lejoj që të jetë i ftuari ynë apo jo", tha Kryeminsitri.Vuçiç gjithashtu i ka kërkuar bashkëkombasve të tij që të tregohen të përgjegjshëm dhe ka dënuar shfaqjet e dhunës ndaj bizneseve në pronësi të shqiptarëve në qytete të ndryshme të Serbisë."U bëj thirrje serbëve që të sillen me përgjegjshmëri", shtoi Vuçiç."Detyrimi ynë është që të vërtetojmë ndryshimin mes nesh dhe atyre, të tregojmë se jemi më seriozë, më të përgjegjshëm dhe që respektojmë të drejtat e minoriteteve dhe të njerëzve në këtë vend".Rama: Shqiperia e Madhe makthi i Serbisë, jo projekti ynëNë kundërpërgjigje të kësaj deklarate, kryeministri shqiptar ka reaguar nga SHBA përmes një postimi në twitter, ku thekson se “Serbia Normale do jete realitet veç kur Serbia Reale do kuptoje se Shqiperia e Madhe eshte makthi i tyre jo projekti yne”.