Rusia marrëveshje me Ukrainën për gazin, Putin thumbon Perëndimin
Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri të ditur se mes tij dhe homologut ukrainas, Petro Poroshenko, ishte arritur një marrëveshje për gazin rus drejt Ukrainës, të paktën për muajt e dimrit."Ramë dakord me partnerët ukrainas për kushtet e rifurnizimit me gaz të paktën për periudhën e dimrit. Negociuam të gjithë parametrat e marrëveshjes dhe ramë dakord", tha Putin në konferencën pë shtyp pas samitit të Milanos.Por ai nuk harroi të thumbonte Ukrainën, duke thënë se kishte probleme financiare të cilat shpresonte t'i kalonte me ndihmën e partnerëve europianë."Siç e kam thënë disa herë tashmë, partnerët europianë duhet t'i japin një dorë Ukrainës, ta ndihmojnë atë. Edhe ne po ndihmojmë, duke marrë për sipër rrezikun nga vetja. Duhet që edhe europianët të marrin përsipër të paktën pak rrezik", shtoi Putini.Putini gjithashtu shtoi se rënia e çmimit të naftës nuk përbënte ndonjë tragjeti për monedhën dhe buxhetin kombëtar rus, që varen tej mase nga të ardhurat prej sektorit energjitik.Raportimet janë se rubla ruse vazhdon të humbasë vlerë në lidhje me monedhat kryesore botërore, por kjo nuk e shqetëson Putinin."Kemi rezerva të mjaftueshme sa për të rregulluar nivelin e monedhës kombëtare. Nuk shoh ndonjë gjë dramatike. Megjithatë, çmimi 80 dollarë për fuçi nuk është i mirë për prodhuesit".