Fevziu: Serbia hiqet si viktimë para ndërkombëtarëve, Rama t'ju flasë hapur

Tiranë - Për gazetarin Blendi Fevziu ka qënë i pritshëm një reagim i tillë nga autoritetet serbe, - deklarata e kryeministrit Vuçiç, - lidhur me vizitën e Kryeministrit shqiptar në Serbi me 22 tetor, por nga ana tjetër ka vlerësuar insistimin e Ramës për të marrë pjesë në takimin dypalësh.I ftuar në një intervistë në RTV “Ora News”, në studion e lajmeve me gazetarin Patrik Sadikaj, Fevziu u shpreh se Serbia po hiqet si viktimë para ndërkombëtarëve.Ndërsa ka shtuar se nëse kryeministri Rama do realizojë vizitën në Beograd, duhet të flasë hapur për gjatë konferencës për shtyp, duke folur për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes, për shpërdorimin e emrit të vëllait,  si dhe për sigurinë e shtetasve shqiptarë atje.Pjesë nga intervista:Patrik Sadikaj: Kryeministri Vuçiç në një farë mënyre ja “mbylli derën” kryeministrit Rama, e lexuat kështu?Blendi Fevziu: Unë isha i bindur që serbët nuk do ta prisnin kryeministrin e Shqipërisë. Në gjykimin tim kruyeminitri i Shqipërisë bëri mirë që insistoi dhe duhet të insistojë për të shkuar në Beograd. Nuk mendoj se është tekë, është thjeshtë një moment reagimi në raportin midis dy vendeve. Në gjykimin tim përveç një doze nervozizmi që shfaqet në Beograd, besoj që autoritetet e Beogradit zyrtar e kanë të pamundur të garantojnë një vizitë normale të Kryeministrit shqiptar.Patrik Sadikaj: Kur thoni të pamundur, në çfarë kuptimi?Blendi Fevziu: Jo në kuptimin fizik të Kryeministrit, por në kuptimin e trazirave në kryeqytet, në kuptimin e reagimit të forcave radikale politike brenda Serbisë, në kuptimin e reagimit të mediave atje do të ishte e pamundur.Dhe nga ana tjetër do të merret një rrisk të madh, sepse qëndrimet e fundit të Kryeministrit, - i cili ka qënë i kthjellët në lidhje me ndeshjen, me implikimet e emrit të vëllait, të deklaruara në mes të Beogradit në një konferenvcë të përbashkët shtypi, - mund të ngjallë reagim akoma më të madh që të destabilizojë politikën e brendshme të Beogradit.Patrik Sadikaj: Pra Vuçiç po mbrohet në këtë rast?Blendi Fevziu: Në gjykimin tim, padyshim. Ata janë në ekspansion, pra në sulm me ndërkombëtarët, duke tentuar të hiqen viktima, të një projekti të Shqipërisë së Madhe, sepse është absurd në vetvete. Sepse një lodër fëmijësh nuk mund të jetë nën projekt i Shqipërisë së Madhe dhe nga ana tjetër janë thellësisht në mbrojtje të asaj që quhet politika e brëndshme Jugosllave.Patrik Sadikaj: Ja arritën të përçojnë atë që ju interesonte ta përçonin? Lobuan mirë pas kësaj ngjarje? U shfaqën si viktima përballë dëshmitarëve.Blendi Fevziu: Kanë patur më shumë akses se sa ne në mediat ndërkombëtare. E kanë paraqitur në favor të tyre deri tani në një pjesë të madhe të kanaleve televizive.Kjo falë dhe paaftësisë sonë, falë dhe një kaosi që krijohet shpeshherë në nivele të caktuara të personave që janë pyetur nga mediat ndërkombëtare, por besoj se kjo është e përkohshme, sepse ti nuk mund ta kthesh në favor krejtësisht një situatë, e cila ka qënë tërësisht në disfavorin e tyre.Patrik Sadikaj: Pas kësaj deklaratës së sotme të Kryeministrit Vuçiç, zoti Rama duhet t’a mendojë edhe një here, t’a presë apo mos t’a presë biletën e 22 tetorit në Beograd?Blendi Fevziu: Unë nuk mendoj se Rama ka mundësi të mendojë apo të mos mendojë. Mund të ishte ndoshta dhe një reagim shumë i mirë duke thënë “ ik, se tani nuk vij fare, që bëtë këtë qëndrim”, gjë që është praktikisht ajo që serbët presin, duke i çuar provokimet deri në fund.Përderisa kishte një vendim për t’a zhvilluar vizitën e në Beograd, përderisa vizitat organizohen dhe rrezullohen kohë më parë: vizita nuk mund të mendohet të shtunën dhe të japë përgjigjen të dielën Vuçiç. Është një vizitë e deklaruar që në Samitin e Berlinit. Me një axhendë që përmban të gjitha detajet.Unë mendoj që Kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë i qetë dhe shqiptarët në përgjithësi, nuk kanë pse të reagojnë. Ne jemi të gatshëm për të bërë një takim dypalësh me axhendën e Shqipërisë, ky mendoj unë duhet të jetë qëndrimi ynë. Serbët duhet të jenë të zotët dhe të aftë ta përballin këtë takim. Në qoftë se nuk janë të aftë të përballen, atëherë kjo është një lojë që luhet për komunitetin ndërkombëtar. Kjo nuk luhet për të kënaqur tifozët e politkës që në dy anët fryhen në facebook dhe twitter.Kjo nuk është një lojë fëmijësh, këtu bëhet fjalë për një betejë që është shumë e rëndësishme në sytë e ndërkombëtarëve. Ne jemi të gatshëm për të marrë angazhimin tonë për ta kryer këtë takim i cili në fund të fundit nuk mund të cënohet nga asgjë. Unë kam pasur bindjes se Kryeministri duhet të shkojë, por kam pasur bindjen se si Kryeministri duhet të shkojë. Duhet të shkojë dhe të jetë i drejtëpërdrejtë.Patrik Sadikaj: Në çkuptim? Çfarë duhet të kërkojë?Blendi Fevziu: Në këndveshtrimin tim për të tejkaluar ndeshjen e futbollit, zoti Rama duhet t’a thotë në konferencën e shtypit, përballë gazetarëve se ekipi i Shqipërisë ka qënë në një agresion absolut mes 30 mijë tifozëve, që bërtisnin “vdekje shqiptarëve”: në qoftë se një vend kërkon bashkëpunim dhe normalizim të marrëdhënieve me një vend tjetër, nuk mund të normalizohen me këtë gjuhë.Duhet t’ju thotë se përfshirja e vëllait të tij, është e pajustifikuar dhe pa sens, që nuk ishte as e vërtetë. Dhe një gënjeshtër e Kryeministrit serb, se u ndalua dhe u arrestua dhe detaje të këtij lloji, nuk i shërbejnë një bashkëpunimi normal.Mungesa e sigurisë për qytetarët shqiptarë në Beograd, në një vend që aspiron të jetë anëtar i Bashkimit Europian, ku ka lëvizje të lirë, ku vizat ndërmjet dy vendeve nuk ekzistojnë, nuk i shërben një realiteti të integrimit europian. Ka një sëri gjërash që Kryeministri mund t’i thoshte dhe mund t’i thoshte më mirë se sa duke i thënë nga Tirana.