Bici: UEFA të hetojë Federaten Serbe, tërheqja e flamurit skandaloze
Tiranë - Sipas anëtarit të FSHF, Vasil Bici, UEFA nuk ka ansjë argument që të hetojë Shqipërinë, për incidentin e ndodhur me 17 tetor në Boegrad gjatë ndeshjes, por palën serbe që nuk arriti të merrte masat e duhura për organizmin dhe mbarëvajtjen e saj.“UEFA nuk ka asnjë lloj argumenti që duhet të hetojë për ne, ne kemi shkuar në një vend mik, ku të gjithë situatën e ka nën krontroll vendi oragnizator. Për helikopterin lodër, për të mos thënë versionin që e kanë hedhur ata dhe jo ne.Ata janë zotër si organizator të organizimit të ndeshjes për mbarëvajtjen që fillimi dhe mbarimi të shkojë mirë. Ata nuk i kishin marrë këto masa, - edhe pse kishte shumë policë, - në momentet që ndodhi rënia e flamurit, vërshuan shumë tipozë në fushë. Hetimi duhet të jetë për pritësit dhe jo për miqtë”- shtoi ai.Në një intervistë në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Erdin Peçi, Bici u ndal duke folur për veprimet skandaloze, - siç i quan ai, - të palës serbe, por nuk la pa përmendur edhe faktin që Shqipëria tashmë është e fituar dhe 3 pikëshi duhet të jetë në “tavolinë”.Bici: Tërheqja e flamurit, veprim skandaloz“Një incident të përmasave të tilla, i një urrejtje të akumuluar prej shekujsh, për ta shfaqur dhe për ta shfryrë kundrejt 11 futbollistëve, vetëm atë natë e kam parë. Një skuadër futbolli nuk mund të pritej me një arsenal ushtarak dhe demostrim force.Demostrimi më skandal ishte në marrjen e flamurit. Kur një shtet si Serbia, edhe Shqipëria, apo kushdo qoftë, je pjesë e një institucioni ndërkombëtarë siç është FIFA, siç është UEFA, ka akte marrëveshje dhe je i detyruar t’i respektosh këto rregullore.Për shembull në ekzekutimin e flamurit kombëtarë është i detyruar çdo shtet të ekzekutojë himnin kombëtar. Të gjithë të pranishmit janë të detyruar të ngrihen në këmbë dhe të mbajnë qëndrim gatitu në respekt të himnit kombëtar të atij kombi.Atë natë kishte një urrejtje patologjike, atë natë kishte një kthim shpine dhe nuk u rrespektuar, që aty filloi racizmi ndaj një kombi fqinj. Siç ishte rasti jonë. Aty e kuptova që kishte një urrejtje të jashtëzakonshme”.Bici: Shqipëria e fitoi betejën në Beograd “Kush ka sy në ballë, mend në kokë dhe ndërgjegje të pastër, me 100% ndehsja i takon shqipërisë. ne e kemi fituar këtë gbetejë , ne e kemi fituar këtë ndeshje.Unë përsonalisht si qytetarë i shqipërisë, sikur të kisha të kisha dalë 10 herë kampion Europe nuk do të isha gëzuar dhe nuk do të isha më krenar s e sa me atë mdriojtje që ata djem demostruan në mbriojtje të vlerave të kombit tonë.Në qoftë se do të ketë gjykim të drejtë dhe kam shumë besim se gjykimi do të jetë i drejtë, ndeshja do të merret 3 me zero për skuadrën tonë” – tha Bici.