Daçiç hetime ndaj “kamerës së fshehtë ”

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka filluar procedurën për dënimin përgjegjësve për lëshimet që bënë që ai të jetë viktimë e kamerës së fshehtë, ka deklaruar për Blic Ivica Tonçev, këshilltar special për siguri i Daçiç, i cili sipas tij nuk e ka dhënë lejen që të emetohet xhirimi i kontestuar."I gjithë rasti do të shqyrtohet në tërësi", ka paralajmëruar Tonçev dhe ka shtuar se kamera e fshehtë është “tallje për Serbinë e jo për Kryeministrin".Këshilltari ka thënë se “është keqpërdorur besimi dhe miqësia që kryeministri ka me të gjithë gazetarët”.Kryeministri serb, Ivica Daçiç është bërë viktimë e një kamere të fshehtë, gjatë një interviste në një TV lokal serb, me një gazetare (ose gjoja e tillë), e cila nuk kishte veshur fare të brendshme dhe kishte një dekolte super të hapur.Ideja ishte të shihej reagimi i Kryeministrit serb në momentin kur vuri re se intervistuesja e tij ishte pa të brendshme.Gazetarja përballë kryeministrit duket se përsërit një skenë të Sharon Stone në ‘Basic Intinct’, ndërsa reagimi i Kryeministrit ishte vetëm një shenjë habie e shoqëruar me një buzëqeshje.Tontsev, duke folur në të përditshmen "Blic" vuri në dukje se Kryeministri nuk ka dhënë aprovimin e tij për transmetimin e videos. I pyetur se si Dacic pranoi të shkonte në studio, Toncev tha ekipi i emisionit hrytëzuan besimin dhe miqësinë që ka Kryeministri për të gjithë gazetarët.Sindikata e pavarur e gazetarëve ne Serbi dënoi sjelljen e faktorëve të emisionit dhe rrjetit tileviziv privat, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë rolin e mediave dhe shkelin standardet themelore të etikës gazetareske.