Thaçi: Parlamenti vendos për paqen dhe për luftën
Pas informimit të kryeministrit, Hashim Thaçi për takimin e katërt në Bruksel me kryeministrin serb, Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e Baroneshës Chaterine Ashton, kanë vazhduar akuzat e deputetëve të opozitës në drejtim të Qeverisë, e cila sipas tyre, duke krijuar fond për veriun, po bënë kompromise në dëm të Kosovës. Por, ndryshe nga ata, Thaçi ka thënë se është Kuvendi i Kosovës, i cili i merr vendimet në raport me Serbinë dhe se qeveria i zbaton ato vendime.Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Sabri Hamiti ka thënë se ky dialog vetvetiu e bënë faktor Serbinë dhe duke qenë faktor nuk mund të besohet se mund të ndihmoj në normalizimin e marrëdhënieve.“Që në të gjitha frazat krijojnë njëfarë neutraliteti për pa shpjegimin e esencës të normalitetit. Çështja është a mund të ketë sukses që një faktor që hynë kaq fuqishëm në këto raporte të bëhet përnjëherë kaq i mirë që të ndihmojë për të normalizuar këto raporte përderisa fuqinë dhe faktoritetin e ka marr duke penguar dhe këtu është pikëpyetja e madhe. Këtu luhet loja e madhe do të thoja shumë e rëndë e këtyre bisedimeve edhe për përgjegjësinë dhe rezultatin në fund”, ka thënë Hamiti.Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi u është përgjigjur akuzave të deputetëve të opozitës, të cilët kanë akuzuar se kreu i qeverisë se vendit po bënë kompromise në këtë dialog.Ai para deputetëve ka thënë se Kuvendi i Kosovës është ai që vendos për paqen ose për luftën.“Pasi që po i drejtoheni Qeverisë është parlamenti që vendos edhe për paqen edhe për luftën. Le të merr vendim parlamenti”, ka thënë kryeministri Thaçi.Debati me akuza të opozitës në drejtim të kryeministrit, për sa i përket negociatave që po i bënë me kryeministrin serb, është duke vazhduar edhe aktualisht.