Negociatat për emrin e Maqedonisë, asnjë rezultat për zgjidhje

Mediat greke kanë raportuar se nuk ka pasur asnjë rezultat në raundin e radhës të negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit në Nju Jork.Radio greke “Sky” ka raportuar se takimet dyditore dhe kontaktet me mediatorin e OKB-së në Nju Jork kanë përfunduar pa përparim të duhur. Mediat greke gjithashtu kanë shkruar se pala e Shkupit nuk ka treguar asnjë element të ri në këtë proces të negociatave dhe se pozicionet e Shkupit kanë lëvizur në kornizat e njohura, për dy ditë në ambientet e Këshillit të Sigurimit në OKB.Athina zyrtare ka kërkuar që Shkupi të ndryshojë qëndrimet e forta sa i përket gjetjes së zgjidhjes për kontestin e emrit, duke u dakorduar rreth një propozimi me përmbajtje gjeografike dhe me përdorim të përgjithshëm.