Serbët rikthejnë barrikadat në Rudarë
KFOR-it i ka shkuar më kot mundi për largimin e barrikadave me beton në Rudarë. Serbët lokalë kanë arritur të rivendosin sërish barrikadën në këtë fshat. Burime të Kosovapress bëjnë të ditur se para pak çastesh një grup serbësh ka vendosur një grumbull drurësh pikërisht në vendin ku ishte hequr barrikada gjatë natës.Rreth 100 serbë janë grumbulluar në Rudarë dhe po vëzhgojnë lëvizjet e udhëtarëve, derisa njëra korsi është e hapur për kalim.Ndërkaq rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it bashkë me makinerinë e tyre të rëndë, kanë larguar barrikadat nga betoni në fshatin Rudarë të Zveqanit, duke zhbllokuar në këtë mënyrë magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.Rreth orës 3:40 strukturat ilegale në veri të Mitrovicës dhe në Zveqan kanë aktivizuar alarmin, për të ftuar qytetarët në numër sa më të madh që të pengojnë aksionin e KFOR-it, por kësaj thirrje i janë përgjigjur një numër shumë i vogël i qytetarëve.Sipas këtyre burimeve, ushtarët e KFOR-it kanë bllokuar paraprakisht me tela gjemborë urën e hekurt në Zveqan për të penguar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve të tyre në drejtim të Rudarës.“Aksioni i KFOR-it ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë dhe rruga Zveqan-Rudarë ka qenë krejtësisht e bllokuar për qarkullim, ndërsa rreth 30 serbë që ishin tubuar në atë kohë tek ura e hekurt në Zveqan, kanë vëzhguar aksionin të qetë”, kanë thënë burimet.Aksioni i KFOR-it ka përfunduar rreth orës 5:30, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.