Tiranë, makina përplas për vdekje kalimtaren 30-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2014, 22:18
Tiranë-Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një këmbësorje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në zonën e “Misto Mames” në kryeqytet.Sipas policisë dyshohet se 30-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk dihet është goditur teksa po kalonte rrugën.E aksidentuara është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, 37-vjeçarin Roven Senolli, ndërkohë që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit që i mori jetën 30-vjeçares.[caption id="attachment_399958" align="alignright" width="1015"]
Në foto: Vendi ku makina shtypi këmbësoren[/caption]