Çmimi i cigareve rritet me 20 lekë për të shmangur abuzimet

Çmimet e cigareve do të rriten me 20 lekë dhe për të shmangur abuzimet ky vendim do të hyj në fuqi menjëherë.Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar ndryshimet në ligjiin e akcizës, ku parashikohet rritje e kësaj takse për cigaret. Megjithatë abuzimet me çmimin nuk kanë munguar në treg.Kreu I komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe I ka kërkuar llogari zv.ministrit të financave për abuzimet me çmimin por edhe për cilësinë e cigareve.“Po a merret TVSH nga ky mall apo nuk merret? A fiskalizohet ky treg apo jo? Jemi përqëndruar në marrjen e asaj TVSH-je në doganë e asaj akcise në doganë dhe kemi lënë gjithë pjesën të tregut pa fiskalizuar. Po a e mendoni sa është vlera e TVSH që shkon thjesht dhe vetëm në xhepat e këtyre tregtarëve të duhanit dhe nuk vete në buxhetin e shtetit, atje ku e paguajnë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, dhe nuk po flas vetëm për duhanin me të dredhur, por edhe duhanin pa pullë fiskale”, u shpreh Braçe.Komisioni ka ulur gjithashtu sasinë e importit që do lejohet   nga 20 në 5% si një mënyrë për të shmangur futjen në masë të cigareve në periudhën që akciza nuk ka hyrë në fuqi.“Deri në hyrjen e ligjit në fuqi, nuk mund të jetë më i lartë sze 5% më shumë se mesatarja mujore e importeve të çdo kompanie në vitin paraardhës”Diskutime në komision ka shkaktuar edhe kërkesa e ministrisë për heqjen e subvencioni për biokarburantet komisioni ka vendosur që subvencionet do të aplikohen për prodhimin vendas.Nje vit me pare qeveria paralajmëroi rritjen e akcizës për cigarette çka rriti importin me të paktën 40 % dhe i shitën me çmim e ri më të lartë .