Tenori shqiptar me famë botërore, Agim Hushi mbylli sot karrierën e tij Operistike

Tenori me famë botërore Agim Hushi, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga jeta e tij operistike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, tenori Hushi ka deklaruar se me shfaqen e fundit “Toska” i ka dhënë fund karrierës së tij në Opera.“Të dashur miq, pasionantë dhe dashamirës të Operas! Ju njoftoj se pas një udhetimi të gjatë , të bukur por dhe të lodhshëm, me plot ngjarje artistike të mëdha e të vogla gjej rastin t’ju njoftoj se me këto shfaqe të operas “Toska” unë dua ta mbyll karrieren time Operistike!”Tenori Agim Hushi i cili hyri në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në fillim të viteve ’90, largohet duke lënë një teatër “me halle,-siç e quan ai- por virtuoz, me një orkester dhe kor të shkëlqyer, me artistë të shkëlqyer që po shkëlqejnë nëpër skenat e botës, me plot tenorë të rinj qëe më bëjnë krenar me zërat dhe artin e tyre! E mbi të gjitha me miq të shkëlqyer që si ndërroj me asgjë në botë!”Karriera e tij operistike ka filluar me veprën “Toska” dhe po me atë u mbyll. Hushi thotë se tashmë pas një luftë të gjatë 30 vjeçare, nëpër kontinentë të botës është i vendosur t’i përkushtohet familjes dhe për të shijuar paqen që vjen pas një karriere 30 vjeçare.“E fillova me Toskën në këtë skenë dhe po e mbyll me Toskën time të dashur! Vitet bëjnë të vetën dhe tashme unë i jam përkushtuar koncerteve dhe një dëshire për të shkruar muzikë të vërtet!Por mbi të gjitha për të shijuar pranë dhe me familjen atë paqe që vjen pas një lufte të gjatë 30 vjeçare nëpër kontinente të ndryshme të botës, në ato fillime aq të vështira për ne shqiptarët në vitet 90, ku mora përveç trofeve dhe fitoreve edhe plot plagë”.Tenori Agim Hushi, në deklaratën e tij të të mbyllës së karrierës, nuk ka lënë pa përmendur edhe të gjithë ata artisë të cilët e ndihmuan atë në jetën e tij artistike.Agim Hushi, intervistën e fundit në televizione e ka dhënë ditën e djeshme 12 tetor në Ora News, në emisionin “Ditë e Re Weekend”, ku tregoi peripecitë e tij për jetën artistike. Lexo më shumë