Hoxha: Shëndeti i Ramës për anulimin e vizitës pretekst, s'ka mbajtur premtimet
Deputeti i PD i qarkut të Dibrës Bedri Hoxha e ka cilësuar preteks shkaqet shëndetësore për anulimin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Burrel me 7 tetor.Sipas tij ishte një justifikim për të anashkaluar ballafaqimin me qytetarët për premtimet e pambajtura, kryesisht për Matin.“Para dy ditësh kryeministri Rama kishte njoftuar një vizitë në qytetin e Burrelit dhe Bulqizës. Njoftimi ishte se anulimi ishte për shkaqe shëndetësore, unë uroj që kryeministri mos ketë probleme shëndetësore, por ardhja e tij në Mat dhe Bulqizë është e kotë, sepse në një vit që tashmë është mbyllur, në gjithë njësitë e vendore të rrethit të Matit dhe Bulqizës, janë hapur vetëm dy kantiera ndërtimi.”Rama pritej të inspektonte sisteminin e infrastrukturës në dy lagje, përkatësisht atë pjetër budi në Burrel dhe lagjen minatori në Bulqizë.