Ekonomisti francez ,Zhan Tirol fiton Nobelin për Ekonominë 2014

Ekonomisti francez, Zhan Tirol, fiton Çmimin Nobel për Ekonominë për vitin 2014, për punën që ka bërë duke hedhur dritë mbi mënyrën se si qeveritë duhet të rregullojnë aktivitetin e kompanive të fuqishme që dominojnë tregjet.Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave prezantoi sot çmimin, prej të cilit, Tirol, sikurse gjithë nobelistët e tjerë, do të përfitojë rreth 1,1 milionë dollarë."Çmimi i këtij viti në shkencat ekonomike jepet për vënien nën kontroll të firmave të fuqishme. Çmimi i jepet profesorit Zhan Tirol, i Universitetit të Tuluzës, për analizën e normave dhe rregullave të tregut", tha Stafan Normark, Sekretari i Përhershëm i Akademisë.Studimi i Tirolit tregon se masat rregullatore të tregut duhet të përshtaten me kujdes ndaj kushteve të disa industrive specifike, jot ë gjithave sëbashku, si vendosja e çmimeve tavan, që ndonjëherë më tepër shkaktojnë dëme se sa rregullojnë gjendjen.Ai vlerësohet si një prej ekonomistëve më të rëndësishëm të viteve të fundit, pasi puna e tij ka sqaruar marrëdhëniet që duhen krijuar me firmat e fuqishme. Çmimi i Ekonomisë, i cili zyrtarisht quhet Çmimi në Shkencat Ekonomike Sveriges Riskbank, është dhënë për herë të parë në vitin 1968, pasi nuk ka qenë pjesë e grupimit fillestar të çmimeve të përmendur në testamentin e Alfred Nobelit në vitin 1985. Përgjatë viteve, çmimin e kanë dominuar ekonomistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa vetëm pak fituesë nga pjesë të tejra të globit numërohen që prej vitit 1994.