Të gjitha rrugët të çojnë drejt Sirisë. Nga Shqipëria 148 xhihadistë
Rreth 15 mijë militantë nga 80 shtete besohet se kanë hyrë në Siri për të rrëzuar regjimin e Bashar al Assad sipas CIA dhe një studimi të ISCR dhe The Soufan Group.Shumë prej këtyre luftëtarëve besohet se tashmë janë pjesë e ushtrisë së shtetit islamik. Zyrtarët perëndimore janë të shqetësuar për faktin se cfarë mund të bëjnë këta shtetas kur të kthehen në shtetet e tyre të lindjes.Washington Post publikon një hartë ku duket qartë se nga cilat shtete xhihadistët kanë hyrë në Siri.Referuar kësaj harte nga Shqipëria, për të luftuar në Siri, janë larguar 148 shqiptarë.Shifrat e luftëtarëve xhihadistë nga Europa Perëndimore janë marrë nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve për Radikalizimin dhe dhunës politikë , ( International Center for the Study of Radicalisation and Political Violence, ISCR. Ndërsa shifrat e tjera janë nga Soufan Group dhe flasin për njër periudhë nga dhjetori 2013 në tetor 2014.Një numër më i vogël i xhihadistëve që kanë shkuar në Siri të luftojnë janë nga Bangladeshi, Kili, Japonia, Malajzia, Singapori. Këto shtete nuk janë treguar në hartë.
Por ndërsa qeveritë perëndimore janë përqendruar në largimin e mijëra vullnetarëve meshkuj, alarmi është ngritur për numrin e konsiderueshëm të femrave që po i bashkohen kauzës së Shtetit Islamik.Franca, e cila ka një komunitet të madh mysliman në vend, po lufton për të parandaluar këtë fenomen. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kazanëv, deklaron se afërsisht një mijë qytetarë francezë ose janë atje ose po përpiqen të shkojnë të luftojnë në khrah të xhihadistëve islamikë.Ai tha se në mesin e tyre janë edhe dhjetra gra dhe vajza të reja, ku sipas tij fillimisht janë joshur nga premtimet për punë dhe vlera të mëdha parash, pa përjashtuar mundësinë që disa prej tyre kanë rënë në dashuri me persona të cilët luftojnë atje.Vajzat e larguara drejt vendeve të konfliktit u përkasin të gjitha kategorive, të shtresave të varfra dhe të mesme, emigrante por edhe qyetare franceze, nga zona urbane dhe periferike.Sipas rrëfimeve të familjarëve të tyre, vajzat nuk tregojnë asnjë shenjë se kanë në plan të largohen nga shtëpia, vendi ku jetojnë dhe aq mq tepër të kuptohet ndonjë lidhje me xhihadistët.Ndërkohë, Shteti Islamik ka publikuar në revistën e vet, "Dabiq" një artikull ku tregon se si ka skllavëruar vajzat dhe gratë e komunitetit Jazidi, si dhe një foto të obeliskut në Bazilikën e Shën Pjetrit me flamurin e zi të montuar në majë."Dabiq" ka nisur të publikojë informacione mbi Shtetin Islamik në korrik të vitit 2014. Emrin e ka marrë nga qyteza Dabiq në veri të Sirisë, e cila është e përmendur në Hadith ku flitet për Armagedonin.Sipas traditës, në këtë qytezë do të ndodhë edhe beteja përfundimtare mes muslimanëve dhe të krishterëve.