Pas Ramës, Serbia fton edhe kryeparlamentarin Ilir Meta
Pas kryeministrit Rama, Ilir Meta mund të jetë zyrtari i dytë i lartë i Shqipërisë që mund të vizitojë Serbinë. Këtë dëshirë ia ka shprehur kryeparlamentarit Meta, kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Serbisë Maja Gojkoviç.Të njëjtën ftesë i ka bërë edhe kryeparlamentari Meta, Maja Gojkoviç që në një të ardhme të afërt të vizitojë Tiranën.Takimi Meta- Gojkoviç u zhvillua në kuadër të të punimeve të Sesionit të 131 të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë.Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Gojkoviç pasi shprehu kënaqësinë për vullnetin e qartë dypalësh për forcimin e marrëdhënieve duke vënë në dukje se të dy vendet gjenden sot në një moment pozitiv të procesit të integrimit evropian, shprehu dëshirën për një vizitë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Beograd.Po ashtu, Gojkoviç theksoi se "institucionet tona parlamentare mund të japin një mesazh të fortë bashkëpunimi në emër të të dy popujve."Nga ana e tij Meta vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës si një proces tepër i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit rajonal, proces që Shqipëria e mbështet fuqimisht.Gjithashtu Kryetari i Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes Shqipërisë dhe Serbisë duke theksuar se përshpejtimi i ritmit të shkëmbimeve parlamentare do të kontribuojë ndjeshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë kyç për të ardhmen dhe stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit. Në këtë kontekst, Meta e ftoi Gojkovic të vizitojë Tiranën në një të ardhme të afërt.ex/oranews.tv/