Biznesi kërkon taksën e “Berishës”, Zhilla:“Rama” pa strategji të qartë
Tiranë- Kur ka kaluar një vit qeverisje nga e majta, biznesi në vend nuk e fsheh dot zhgënjimin. Ilir Zhilla, president i Unionit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë thotë se pritshmëritë kanë qenë të larta, por mungesa e një strategjie të qartë nga ana e qeverisë ka ulur besimin në radhët e biznesit.“Kemi pritur shumë më tepër, ende nuk po shohim një strategji të qartë lidhur me ekonominë dhe kjo ka ngjallur një mungesë optimizimi në qarqet e biznesit, gjërat në ekonomi duhet të jenë shumë më të qarta dhe të pjekura.Prej 4-5 vitesh ekonomia jonë ka luftuar me shumë sforco për të ruajtur ritmet. Dhe me ndryshimet politike, aq më tepër me një fitore plebishiptare të së majtës priteshin veprime më energjike në drejtim të strukturimit të ekonomisë dhe eficensës”.Rritja e taksave mbetet ndër problematikat kryesore për sipërmarrjen. Zhilla tërheq vëmendjen edhe për investitorët në energji, që sipas tij janë lënë pa mbështetje edhe pse mbulojnë 10% të prodhimit të brendshëm bruto.“Fasonët. U diskutua shumë gjatë, u morën parasysh, u miratuan dhe ende nuk po shihen disa pika konkrete për implementimin e saj. U rritën taksa me 50% si tatim-fitimi ashtu dhe tatimi mbi të ardhurat, për të gjithë bizneset.Nuk po duket qartë ende një strategji e qartë në fushën e energjisë, sa i përket konçensioneve në një kohë që reforma në energjitikë është një problem kryesor i paraqitur nga qeveria shqiptare ashtu dhe nga organizmat ndërkombëtare.Në drejtim të sektorit privat të energjisë, realisht është pjesë e reformës që duhet bërë, energjia private ka shkuar në 10% të prodhimit të brendshëm bruto, ende nuk po mbahet një qëndrim mbështetës karshi këtij investimi mjaft nevralgjik të ekonomisë shqiptare.Borxhet e pakthyera në drejtim të kompanive energjitike, duke qenë dhe në vitet e para të investimit, çdo faturë e papaguar u dyfishohet. Është pritur një efiçensë më e madhe”.Heqja e fashës prej 300 kV për çmimin e energjisë nuk shihet me shumë entuziazëm. Zhilla tërheq vëmendjen për luftimin e informalitetit në energji.“Çmimi për biznesin mbetet ai që ka qenë. Problemi kryesor është të luftohet informaliteti në fushën e energjisë sepse është shumë shumë i madh.Nëse do të kemi një luftë frontale të informalitetit dhe fatmirësisht kjo qeveri e ka treguar me vepra që kur vendos për të ndërhyrë fort në drejtim të informalitetit ka pasur dhe sukses, rasti më i mirë është në Lazarat, ndërtimet pa leje gjithashtu. Suksesi i reformës në energji është mbledhja e të ardhurave.Nëse qeveria do mbledhë të ardhurat si të bizneseve apo dhe familjarëve që nuk paguajnë, nuk kanë nevojë as për kredinë e BB dhe asnjë kredi tjetër. Krijon të ardhurat e mundshme për të kryer të gjithë rikonstruksionin.Por asnjëherë nuk duhet ti shohim me një lloj diskriminimi investimet e privatit në energji, është një nga kontributet më të mëdha në drejtim të ekonomisë së qëndrueshme. Jo vetëm duhet mbështetur, por duhet të kenë edhe disa benefite të tjera veç atyre që kanë pasur para disa vitesh“.Qeveria duhet të rishikojë paketën fiskale, thotë Presidenti i Unionit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë.Duke dhënë mbështetjen për taksën e sheshtë, ai thotë se aplikimi i taksimit progresiv nuk ka sjellë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit.“Ende nuk kanë nisur negociatat për këtë punë.Shpresoj të thirremi, por më e rëndësishme është të dëgjohemi. Nuk ka ndonjë shkencë për të aplikuar, ne duhet të jemi konkurues me vendet e rajonit. Nuk jemi kur e kemi 50%, gjithë rajoni i ka taksat bazë 9-10% ne i kemi 15% , nuk ka si të jemi konkurues.Plus problemet energjitike i kemi më të theksuara.Nuk ka asnjë gjë të keqe nëse këto taksa do ti rishohë dhe ne të kthehemi aty ku kemi qenë. Kur i ngriti taksat ka pasur një gjykim të vetin qeveria. Është veprim i drejtë, duhet ta lëmë sedrën politike dhe të shohim realitetin”.Në RTV Ora News me gazetarin Ervin Peçi, Zhilla informoi edhe mbi takimin e parlamentit të biznesit më 16 tetor, ku Shqipëria do të përfaqësohet me një delegacion prej 7 sipërmarrësish.“Më 16 tetor mblidhet parlamenti i biznesit në sallën e PE. 750 përfaqësues nga organizatat e biznesit nga gjithë Europa , 7 përfaqësues nga Shqipëria. NJë ditë më përpara do ketë një takim rajonal përfshi dhe Turqinë. Në datën 16 do të miratohen mjaft tematika. Axhenda e buizesit europian për këtë vit është në drejtim të ndërkombëtarizimit të ekonomisë.Nëse politika deri tani ka qenë si e ftuar ne shkojmë me mandatin e parlamentit europian të biznesit dhe në atë sallë ne jemi të barabartë. Biznesi e bën këtë sepse çdo gjë e ka të mbështetur në djersën e tij dhe jo manovra fjalësh dhe retorikë. Nuk mund të ketë biznes dhe zhvillim vetëm me fjalë dhe marketing”.Intervista e plotë e Ilir Zhillës në Ora News