Blindohet Kombëtarja shqiptare në Serbi, Shikoni si i shoqërojnë forcat speciale

Beograd- Nis misoni anti-Serbi. Nën masa të rrepta sigurie, i gjithë delegacioni i ekipit tonë përfaqësues me në krye presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka tashmë ndodhen në Beograd. Nën masa të forta sigurie ekipi i kombëtares është shoqëruar nga aeroporti drejt hotelit.

Nisja nga Tirana

Ata janë nisur sot nga aeroporti i Rinasit në orën 11 : 00 me destinacion Beogradin aty ku do të luhet edhe sfida e shumë pritur me kombëtaren e Dik Advokat.  Nga aeroporti nën masa të rrepta sigurie ata janë shoqëruar drejt hotelit.

Nesër kontroll të rreptë tifozëve, do ketë dhe qen antieksploziv 

Zëdhënësi i departamentit të policisë në Beograd, Nikola Popovac i tha Tanjug se nesër do të ketë forca më të shtuara policore. “Policia në bashkëpunim me Federatën e Futbollit di të ushtrojë një kontroll të rreptë të fansave dhe e gjithë ngjarja do të filmohet. Gjithashtu do të përdoren kërkues metalesh, qenë antieksploziv dhe asgjë nuk do I lihet shansit.  Policia do të bëjë gjithçka.Kuqezinjte: Do t’i bëjmë krenarë gjithë shqiptarët

Kapiteni Lorik Cana, mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe autori i golit ndaj Danimarkës, Ermir Lenjani premtojnë se do të bëjnë të gjithë shqiptarët kudo që janë të ndjehen krenarë.

Ikona e futbollit shqiptar, Lorik Cana, është i vetëdijshëm se kjo sfidë do të jetë e vështirë, por ai premton se skuadra e tij do t’i bëjë krenar gjithë shqiptarët.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe premtojmë se do të bëjmë të gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë për ne”, ka thënë Cana, informon ATA.

Të njëjtin mendim se ndan edhe partneri i Canës në mbrojtjen e Shqipërisë, Mërgim Mavraj. “Është një ndeshje futbolli, por gjithsesi është një sfidë që për tifozët do të thotë shumë. Do të përpiqemi të mareim rezultat dhe t’i bëjmë të ndjehen krenarë për ne”, tha Mavraj.

Ndërkaq, golashënuesi në barazimin e Shqipërisë kundër Danimarkës, Emir Lenjani thotë se Shqipëria do të japë 200 përqindëshin në duelin me Serbinë.

“Ndaj Serbisë është një ndeshje e veçantë do të japim 200% tonë dhe shpresojmë për një fitore”, theksoi Lenjani.

Ai shpreson se edhe në duel me Serbinë do të gjejë rrugën e golit. “Shpresoj të shënoj një tjetër gol, megjithatë do të përpiqem të jap maksimumin dhe nëse do të më jepet mundësia për të shënuar nuk do të hezitoj”, tha ai.

 Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë nis në orën 20:45 dhe nuk do të ketë asnjë tifoz nga Shqipëria, pas vendimit të palës serbe.

 Ndeshja qe vlen 3 pikeKuqezinjtë nesër mbrëma do të ndeshen me Serbinë në kuadër të fushatës kualifikues për Evropianin 2016. Edhe pse është një ndeshje që vlen tre pikë në klasifikimin e Grupit I për shqiptarët në të gjithë globin kjo është një sfidë e veçantë.Votoni në sondazhin e RTV Ora News:[poll id="35"]