Udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk duket në publik prej 38 ditësh

Kanë kaluar 38 ditë tashmë që kur Kim Jong Un është parë për herë të fundit në publik. Mungesa e udhëheqësit 32-vjeçar të Koresë së Veriut ka ushqyer spekulimet se regjimi i tij nuk është i qendrueshëm dhe po i vjen fundi.Veçanërisht ka rënë në sy mungesa e tij në dy ngjarje madhore të vendit: përvjetori i themelimit të Partisë së Punës së Koresë më 10 tetor dhe Dita e Themelimit të Republiës Demokratike Popullore të Koresë - siç quhet zyrtarisht Kroea e Veriut - në 9 shtator.Media zyrtare e vendit ka deklaruar se mungesa vjen për arsye personale të paspecifikuara, por analistët e huaj të regjimit totalitar kanë hedhur idenë se ai vuan nga probleme shëndetësore të shkaktuara nga diabeti dhe duhanpirja, ose një dëmtimi fizik të pësuar gjatë inspektimit të një baze ushtarake. Kohët e fundit madje, në bazë të dëshmive të mjekut të tij gjerman, është thënë edhe se ka problem të rënda në organet e brendshme.Problemet shëndetësore duken një justifkim i pranueshëm për qendrimin larg kamerave të udhëheqësit të ri, i cili, ndryshe nga babai i tij, i ndjeri Kim Jong Il, është mjaft i gatshëm të pozojë dhe të tregojë veten në publik.Por nuk ka munguar as ideja që Kim ka qenë viktimë e një grushti shteti dhe po mbahet në arrest shtëpie nga anëtarët e vjetër të partisë dhe ushtrisë, të alarmuar nga prirja e tij për të hequr qafe kundërshtarët politikë - ku spikat veçanërisht ekzekutimi i xhaxhait të tij, Jang Song Taek në dhjetor 2013 dhe dështimi për të promovuar prospertitetin ekonomik të vendit.Sipas kësaj teorie, pjesëtarë të elitës së Pjongiangut kanë mbetur të pakënaqur nga sanksionet e shumta që perëndimi i ka vendosur kohët e fundit vendit, duke u mohuar atyre aksesin në privilegje luksi që gëzonin më parë. Edhe Kina, garantorja e vetme e sigurisë së Koresë së Veriut është irrituar tej mase nga qendrimet armiqësore të mbajtura nga Kim me vendet e rrajonit, sidomos me Korenë e Jugut.Por pavarësisht teorive, Kim Jong Un është ende udhëheqësi i Koresë së Veriut. Shërbimet informative të Koresë së Jugut kanë sugjeruar se ai është duke marrë veten nga problemet shëndetësore dhe tërheqja e tij nga daljet publike është bërë për të ruajtur statusin e të pamposhturit që dinastia Kim i ka vendosur vetes.Këtë e vërteton më së miri fakti që në vizitën e befasishme më 4 tetor në Seul, delegacioni i Veriut kryesohej nga njeriu i besuar i Kimit, këshilltari ushtarak Huang Pjong So. Mendohet se Huang i ka dorëzuar presidenti të Koresë së Jugut, Park, një mesazh personal nga Kim, për të rinisur bisedimet dypalëshe mes Veriut dhe Jugut.Prova më e fortë që skenari i grushtit të shtetit nuk është i vërtetë është fakti se pas kaq ditësh nuk ka dalë ende në skenë një pasues i besueshëm, për më tepër që lista e kandidatëve kufizohet mjaft nga fakti se drejtimi i vendit nën dinastinë Kim bazohet vetëm në linjën gjenealogjike.Dy vëllezërit e Kimit janë "karta të djegura": njëri është përzënë nga vendi dhe jeton jashtë, ndërsa tjetri është i skualifikuar pasi ka tipare femërore dhe ka një varësi për amfetaminat. Motra e tij, Kim Jo Jong është hamendësuar si drejtuesja e përkohëshme e vendit, por ka pak gjasa që në shoqërinë koreano-veriore tejet maskiliste, të përzgjidhet një udhëheqëse femër.