FA të Shqipërisë dhe FS të Kosovës matin forcën në fushën e blertë

Ushtria shqiptare dhe ajo kosovare, matën forcat në fushën e blertë. Një takim miqësor midis dy përfaqësueseve asaj të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës u zhvillua sot në stadiumin “Qemal Stafa” , në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.Të pranishëm në këtë ndeshje ishin Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, shefi i shtabit të përgjithshëm të FASH Gjeneral Major Jeronim Bazo, komandanti forcave të sigurisë së FSK Gjeneral Lejtënant Kadri Kastrati si dhe ushtarakë e civilë nga të dyja përfaqësueset.Ky është takimi i dytë i zhvilluar pas të parit në qershorë të mbajtur në Prishtinë ku ndeshja përfundoi me rezultatin 1 me 1.