Bujqësia, deputetët kërkojnë transparencë më subvencionet
Deputetët kanë kërkuar më shumë transparencë me fondet që jepen për zhvilimin e bujqësisë në vend.Gjatë diskutimit të marrëveshjes “Malet drejt tregut", ndërmjet Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Agrikulturës ,deputeti Ervin Koçi kërkoi që tashmë fondet të përdoren për investime konkrete.“Nga grandet për trajnime, mbështetje ka shkuar në grande për fermerët sidomos edhe për skema, apo projekte të infrastrukturës. Është mirë që ne të largohemi sa më shumë nga grandet për trajnime dhe të shkojmë në grande për investime direkte”, tha Koçi.Ndërkohë që deputeti socialist Paulin Stërkaj deklaroi se në Malësi të Madhe janë dhënë subvencione për mbjelljen e qershive një bimë që nuk mund të rritet për shkak të kushteve.“Ju keni informacion për mbarëvajtjen e këtij subvencioni? Se di unë që është mbjellë një kulturë në një vend që nuk është prodhuar kurrë, kanë dështuar edhe duhet të jemi më të vëmendshëm kur japim subvencione. Ka mbjellë qërshi ku aty nuk prodhohet as fiku.”Komisioni i Ekonomisë i kërkoi ministrisë një raport të plotë mbi investimet që janë realizuar aktualisht në Shqipëri në bazë të fondeve të dhëna.Shuma totale e këtij e investimeve të Fondit Ndërkombëtar për zhvillim Agrikulture në Shqipëri është rreth 15 milion dollarë dhe pritet të përfundoj në fillim të 2015.