AMA, PD: Procesi antikushtetues, se njohim. PS: Na mbështesin ndërkombëtarët
Tiranë-Debati i munguar politik ne komisionin parlamentar te medias per zgjedhjen e anetareve dhe kryetarit te AMA eshte zhvilluar ne studion e lajmeve te Ora News.Fillimisht, anëtarja e komisionit, deputetja e Partise Socialiste Mimoza Hafizi e me pas kryetari, Genc Pollo, kanë dhënë versionet e tyre ne lidhje me procesin.Hafizi: Kemi qenë në diskutim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar“Marrëveshja nuk ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit të AMA, apo të Këshillit drejtues të RTSH, pasi ligji aktual i ka të qarta procedurat. Në rastin e anëtarëve bëhet më e komplikuar procedura. Sidomos në rastin e anëtareve të Këshillit të RTSH, kemi pas 57 kandidatura dhe duhet të zgjidhnim 10.Nëse ligji e ka parashikuar sesi do jetë procesi i zgjedhjes së një anëtari nuk e ka parashikuar si zgjidhen 10 përnjëherësh. Për këtë ka pas një marrëveshje pas një debati të gjatë. Ndërsa për kryetarët nuk ka nevojë për asnjë marrëveshje, është e mirëpërcaktuar në ligj. Kemi qenë në diskutim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Impakti ka qenë pozitiv dhe besoj se jemi në rrugën e duhur dhe se kemi mbështetje prej tyre.Ne do dëshironim që procesi të përfundonte kësaj të enjte pasi ligji aktual e parashikon që 10 ditë pas zgjedhjes së anëtarëve zgjidhet kreu i AMA. Në fakt kjo është një gjë e diskutueshme sepse në AMA sot mungon ende anëtari përfaqësues i opozitës. Duam ta përfundojmë procedurën të enjten, por s’duam të ngutemi. Kemi pasur sot nga asistenca juridike një këshillë që është për tu kaluar dhe një hap për tu para përputhshmëria ligjore e kandidaturave me kriteret që përcakton ligji.Në seancën e nesërme do ta shtrojmë në komision dhe nëse duhet kaluar kjo faze, do ta kalojmë. Pastaj mbetet mbetet faza e përzgjedhjes së 4 kandidatura nga 7 që do jetë krejt në përputhje me ligjin. Dhe pastaj kalimi nga 4 tek 2.Edhe njëherë dëshiroj që opozita të vijë dhe të ushtrojë funksionin e vet, në mënyrë që në seancë plenare të kalojmë me 2 kandidatura. Nëse opozita vjen nesër, secili nga anëtarët e komisionit do japin mbështetjen për emrat që pëlqen secili, do dalin katër kandidatura që dhe po nuk erdhi opozita ne mund ti kryejmë”deklaroi Hafizi.Pollo: Nisma e socialisto-integristëve është absolutisht e paligjshme “Nisma e socialisto-integristëve është absolutisht e paligjshme për të emëruar kreun e AMA është e paligjshme ashtu si shpallja e postit vakant para disa muajsh. Është përpjekje për të kapur institucionet e pavarura. Jo vetëm që jemi përpjekur ta pengojmë me të drejtë këtë, por do ta kundërshtojmë edhe më tej.Detyra e opozitës është të denoncojë, vendimet i merr shumica. Për zgjedhjen e anëtarëve opozita ka kërkuar që në shtator të 2013, pasi ishin tre poste vakante. Pastaj mazhoranca deshi ta pengonte sepse donin kreun e AMA. Ne i thamë që ishte me mandat deri në 2016.U nisën dy amandamente. Pas këtyre u sajua memo numër 3 që e detyruo nëpunësen e Kuvendit të thoshte fluturon samari dhe të kapërdinte çfarë kishte thënë përpara. E gjithë vonesa ka ardhur nga mazhoranca. Ata janë fajtorët konkret të bllokimit të AMA-s për të kapur kryetarin.Ne ramë dakord për procedurën, por më vonë thanë se nuk janë gati se kishin tjetër skenar në mendje.Në bazë të ligjit të miratuar me konsensus nuk mund të bëhet ky proces pa opozitën sepse duhet të jetë e ligjshme ajo qe del. Duhet që në mënyrë funksionale opozita të ndërhyjë dhe kjo e bën atë të paligjshme. Ligji i miratuar me konsensus është shkelur në thelbin e tij pasi kërkon një institucion rregullator dhe një institucion drejtues të RTSH të mos jetë i kontestuar dhe ku të përfshihen të dy palët. Mazhoranca nuk mund të bëjë punën edhe të mazhorancës edhe të opozitës. Çështja e mospjesmarrjes së PD në parlament nuk ka lidhje as me AMA me RTSH.Kreu i AMA-s synohet të kapet se Edi Rama dhe PS ka kliente mediatikë. Me kërkesë të klientevë të qeverisë dhe presionin e qeverisë është hequr një kryetar ti hapë rrugën. Dhe nxitimi është që ta çojmë shpejt e shpejt kryetarin e ri në mënyrë që klientët të jenë më të qetë. Unë në emër të opozitës i bëra thirrje dy anëtarëve të zgjedhur të mos pranojnë një funksion publik, të cilin atyre ua kanë veshur në mënyrë të kundraligjshme, aq më tepër për kryetarin është dyfish apo trefish e kundraligjshme” tha Pollo.Ne mungesë te opozites, mazhoranca deklarohet se do te vazhdoje e vetme me procesin, perseri duke respektuar ligjin. Ku ne fund, pritet t'i dergoj kuvendit per votim, tashme jo dy, por kater kandidatura.Megjithate, opozita, e cila prej muajsh qendron larg parlamentit, kembengul se mazhoranca po shkel ligjin dhe nuk po respekton marreveshjet.Gjithe procesi po monitorohet me vemendje te veçante nga nderkombetaret dhe ne veçanti nga OSBE-ja.Intervista e plotë e Genc Pollos në "Ora News"