Ushtria irakiane braktis bazën, vazhdojnë luftimet në Kobani

Ushtria irakiane ka braktisur bazën strategjike në provincën Anbar pas një beteje të gjatë me militantët e Shtetit Islamik. Baza, e cila ndodhet jashtë qytetit Hit, ishte një prej avanpostave kyçe të qeverisë në krahinë me popullsi me shumicë sunite, që kishte rënë pothuaj plotësisht nën kontrollin e ISIS.Ajo është gjithashtu një pikë e rëndësishme për kontrollin e rrugëve që përshkojnë gjithë krahinën. Pavarësisht kësaj humbjeje, ushtria irakiane kontrollon ende bazën ushtaraka Ain al-Asad, pikë e rëndësishme për të mbrojtur digën e dytë më të madhe që ndodhet pranë qytetit Ramadi.Në mengjes, një motoçikletë ka shpërthyer në qytetin Kirkuk, duke vrarë një person dhe plagosur 17 të tejerë. Kirkuk është një qytet i përzierë ku jetojnë irakianë dhe kurdë, por shpërthimi ndodhi në një lgje kurde, në një restorant ku luftëtarë dhe pjesëtarë të shërbimit informative kurdë po hanin mëngjes. Kirkuk është një qytet strategjik në very të Irakut, me rafineri nafte, i cili kontrollohet nga focat kurde që kur trupat qeveritare u larguan prej andej në qershor.Ndërkohë, në Kobani, luftëtarët kurdë që po përballen me forcat e Shtetit Islamik, kanë postuar një video të luftimeve në rrugë në rrjetet sociale. Luftëtarët janë pjesë e Njësisë Kurde për Mbrojtjen e Popullit, një organizatë simotër e Partisë Kurde të Punës, që konsiderohet terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkaura dhe Bashkimi Europian.Në video dallohen kurdët e armatosur lehtë që përpiqen të zmbrapsin tanket e militantëve të Shtetit Islamik. Sipas raportimeve më të fundit të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Shteti Islamik kontrollon rreth 40% të qytetit.