Kreu i AMA-s të enjten? Hafizi: Duam, kemi kuorumin, por s’do ngutemi

Tiranë- Komisioni i Medias i ka hapur rrugë zëvendësimit të Endira Bushatit, por duket se mazhoranca nuk do ta përmbyllë seancëne kësaj të enjtje.Mimoza Hafizi, anëtare e Komisionit të Medias tha se paraprakisht duhet të bëhet verifikimi i ligshmërisë së kandidaturave dhe pastaj përzgjedhja 4 nga 7 të për të shkuar në 2 përfundimtare që do shkojnë për votim në parlament. Thirrja ndaj demokratëve që ti japin bojktotit nuk ka munguar.“Ne do dëshironim që procesi të përfundonte kësaj të enjte pasi ligji aktual e parashikon që 10 ditë pas zgjedhjes së anëtarëve zgjidhet kreu i AMA. Në fakt kjo është një gjë e diskutueshme sepse në AMA sot mungon ende anëtari përfaqësues i opozitës. Duam ta përfundojmë procedurën të enjten, por s’duam të ngutemi. Kemi pasur sot nga asistenca juridike një këshillë që është për tu kaluar dhe një hap për tu para përputhshmëria ligjore e kandidaturave me kriteret që përcakton ligji.Në seancën e nesërme do ta shtrojmë në komision dhe nëse duhet kaluar kjo faze, do ta kalojmë. Pastaj mbetet mbetet faza e përzgjedhjes së 4 kandidatura nga 7 që do jetë krejt në përputhje me ligjin. Dhe pastaj kalimi nga 4 tek 2. Edhe njëherë dëshiroj që opozita të vijë dhe të ushtrojë funksionin e vet, në mënyrë që në seancë plenare të kalojmë me 2 kandidatura. Nëse opozita vjen nesër, secili nga anëtarët e komisionit do japin mbështetjen për emrat që pëlqen secili, do dalin katër kandidatura që dhe po nuk erdhi opozita ne mund ti kryejmë.”Në intervistën në RTV Ora News, Hafizi tha se mazhoranca mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin në përzgjedhjen e kandidaturave me apo pa pjesmarrjen e opozitës. Në mungesë, ajo tha se edhe varianti i përzgjedhjes së kandidaturave nga opozita përmes një shkrese është ligjor.“Është ligjore, nuk e përjashton formulën. Mjafton që këto dy emra të vinë. Ne në rastin e anëtarëve e kemi garantuar opozitën dhe në rastin e Kryetarit pse jo”.Deputetja socialiste komentoi edhe letrën drejtuar sot opozitës dhe faktorit ndërkombëtar.“Marrëveshja nuk ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit të AMA, apo të Këshillit drejtues të RTSH, pasi ligji aktual i ka të qarta procedurat. Në rastin e anëtarëve bëhet më e komplikuar procedura. Sidomos në rastin e anëtareve të Këshillit të RTSH, kemi pas 57 kandidatura dhe duhet të zgjidhnim 10.Nëse ligji e ka parashikuar sesi do jetë procesi i zgjedhjes së një anëtari nuk e ka parashikuar si zgjidhen 10 përnjëherësh. Për këtë ka pas një marrëveshje pas një debati të gjatë. Ndërsa për kryetarët nuk ka nevojë për asnjë marrëveshje, është e mirëpërcaktuar në ligj. Kemi qenë në diskutim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Impakti ka qenë pozitiv dhe besoj se jemi në rrugën e duhur dhe se kemi mbështetje prej tyre”.Lidhur me përzgjedhjen e 2 kandidaturave për anëtarë të AMA-s, Hafizi tha se janë respektuar të gjithë procedurat.Sipas saj zgjidhja e ngërçit në këtë institucion dhe riformatimi i tij pritet të jetë një dorë e fortë për të përmbushur brenda afateve reformën e dixhitalizimit.“ Është proceduar në përputhje me ligjin,e ushtruam funksionin tonë me përzgjedhjen ndërkohë që opozita nuk përgjigjej. Ne kemi përjashtuar emra që i kemi përjashtuar vetë, se kemi ushtruar rolin e opozitës në Komision. Ne bëmë një votim në Komision dhe dy emrat kaluan në seancën plenare.Është humbur shumë kohë ndaj dhe ne po përshpejtojmë.Meqenëse ne po krijojmë një autoritet serioz dhe kompetent mediash audiovizive besoj se me shumë angazhim, vullnet dhe zell do arrijë ta çojë këtë sistem drejt afateve të përcaktuara nga marrëveshjet ndërkombëtare, për të përfunduar procesin e dixhitalizimit me 17 qershor të vitit të ardhshëm”.