“Tonight Ilva Tare”, Shqipëria në Serbi, Spartak Braho: Problemi i tyre, jo i yni

Shqipëria dhe Serbia janë në një stad të ri marrëdhëniesh, të cilat kohët e fundit, qysh nga momenti kur kryeministri Rama njoftoi se do të vizitojë Beogradin më datën 22 tetor kanë qenë më tepër në vëmendjen e mediave. Klima aktuale e këtyre marrëdhënieve përkon edhe me ndeshjen që do të zhvillohet mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor.Në emisionin “Tonight Ilva Tare”, me telefon nga Beogradi, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka sjellë atmosferën, një ditë para fillimit të ndeshjes.Braho ka deklaruar se situata përgjithësisht është e qëtë, madje në stadiumin ku do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është ngritur flamuri shqiptar.Për Spartak Brahon, kjo situatë është më tepër problem dhe përgjegjësi e serbëve sesa e shqiptarëve, sepse ata kërkojnë që të ruajnë qetësinë dhe mos ketë incidente.Ja biseda telefonike me Spartak Brahon:Ilva Tare: SI është atmosfera në Serbi, ka probleme me sigurinë, flasin në nivelet e terrorit?Spartak Braho:Vihet re një prezencë e shtuar e policisë, thonë që janë angazhuar 4 mijë forca policore, por kontaktet janë krejtësisht paqësore dhe kam përshtypjen se më shumë sesa problemi i shqiptarëve është problemi i tyre. Tani erdhi një prezencë e ultrasve të tyre. Ka disa elementë politikë, pas disa ditësh këtu vjen kryeministri Rama, pr ajo që na kënaqi pamasë është se që sot në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, flamuri shqiptar ishte prezent.Ilva Tare: Mendon që nesër do të kemi një ndeshje futbollistike, apo ka dhe pak politikë aty brenda?Spartak Braho: Jo jo, nuk mendoj, e thashë që është më tepër problemi i këtyre, këta duan të krijojnë mbarëvajtjen e ndeshjes, nuk duan të krijohet ndonjë incident, nga ultrasit e tyre, them që do të jetë një ndeshje normale.Ilva Tare: A keni pare tifozë që kanë flamurin shqiptar në duar, qoftë këta të Kosovës, Preshevës apo edhe nga Shqipëria, sepse ka një urdhër nga policia e Beogradit sepse nëse shikon tifozë shqiptarë do t’i arrestojnë.Spartak Braho: Jo nuk ka as tifozë shqiptarë, as tifozë serbë, thashë është krejtësisht qetësi, prezenca e policisë është e fuqishme, edhe njëherë dua të them është me tepër problem i tyre sesa problem tifozlliku. Natyrisht këta kanë vënë një kusht që nuk është shumë normal, por duan t’i dalin përpara incidenteve që mund të krijojnë ultrasit e tyre…Ilva Tare: Ju vetë jeni aty për të parë ndeshjen apo për të garantuar sigurinë?Spartak Braho: Jo nuk nuk mund të garantoj sigurinë në Serbi, unë vij si sportdashës, shoqëroj ekipin. Dua të nënvizoj edhe një deklaratë të zotit Duka, i cili me të drejtë tha që pritja e tifozave serbë në Shqipëri do të jetë krejt ndryshe, do të jenë të mirëpritur dhe më kujtohet edhe njëherë thënia e Dritëro Agollit, që “Ballkani nuk duhet të jetë fuçi barruti, por fuçi vere.”ilva tareTre të ftuarit në “Tonigt Ilva Tare” ndanë mendime të ndryshme në lidhje me raportet dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë.Për Arjan Starova, ish minister i Jashtme i Shqiperise, marredheniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë normale, me përjashtim të problemit të Kosovës. Sipas tij mes Shqipërisë dhe Serbisë shumë gjera kanë ndryshuar.Ben Andoni, zv/kryeredaktor i revistes java, i konsideron marrëdhëniet Shqipëri-Serbi si në stanjacion prej kohësh, kurse për gazetarin e televizionit të Kosovës Denion Ndrenika, marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk janë të sinqerta.Vizita e Ramës në BeogradGazetari Denion Ndrenika, deklaron se nuk është kundër vizitës së Ramës në Beograd, por ajo që e shqetëson atë është fakti që pse duhet të jemi në gjithmonë që duhet t’u shtrijmë dorën.“Ne si shtet nuk kemi nuk kemi asnjë lloj problemi që një kryeministër të shkojë atje, unë nuk e shof problematikën aty. Unë e shikoj problematikën nëse ne shkojmë gjithmonë të parët, ndërkohë që 2-3 herë na i shtyjnë vizitat. Unë nuk e di se pse duhet të jemi ne ata që shtrijmë dorën. Rama mbart mbi veten jo vetëm 1 milion shqiptarët që e votuan më 23 qershor, por mbart të gjithë shqiptarët që ndodhen në Ballkan, prandaj një kryeministër duhet të jetë i kujdeshëm në këto vende, edhe pse diplomacia i zbut tonet“Ndërsa për Arjan Starovën është krejt e kundërta, që nuk ka rëndësi kush shkon i pari, por e rëndësishme është se çfarë do të thuhet në këtë takim.“Nuk ka rëndësi kush shkon para dhe kush shkon prapa, e rëndësishme është çfarë do të bisedohet atje.E rëndësishme është çfarë do të thotë kryeministri ynë aty, çfarë problemesh do të ngrejë, dhe unë besoj që do ngrohen dhe çështjet e preshevës, edhe të Kosovës, madje ka zëra që do të bëjë një kërkesë maksimale lidhur me këtë. Kjo është e rëndësishme."Sipas Starovës në tavolinën e takimit me Serbinë kryeministri Rama duhet të lerë kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.ex/oranews.tv/